Connect with Us

Koment / “Enea Jorgji, na vure në siklet”

Sport

Koment / “Enea Jorgji, na vure në siklet”

Publikuar

-

Dje në mbrëmje u mata disa herë që mikut tim Enea Jorgji t’i dërgoja SMS. Jo në “IMO”, por në Whatsapp. Më pas e lashë fare. Ç’ti thosha? Që e “ke dhi”. Enean e kam mik të vjetër. Kam pasur shumë besim tek ai, shumë. Nuk jam njeri radikal, kam besuar gjithnjë që gabimet janë për njerëzit dhe nuk para paragjykoj njeri. Por dje ishte e tmerrshme. Vari leshtë. Madje dhe kur të gjithë më thoshin që këta, gjyqtarët, janë të gjithë njësoj, u zija be e rrufe që Enea është ndryshe. Më vjen plasja që gaboi ai. Dje nuk doja fare të dilja në emision në darkë. I shihja para syve të gjithë ata që gjatë gjithë vitit më thoshin që ky është futboll i korruptuar. Ndonjëri më çoi dhe SMS. “Hë, fol tani, jepi, mbroje atë m.. produkti. Doje dhe helikopter ti”. S’kisha ç’tu thosha. Besoja realisht në një fund filmash. Të gjithë për gjithçka. Përfundoi me dy gjyqtarë që vendosën ndeshjet dhe një barazim që u duhej të dyjave. Dita e finaleve gjoja, vari leshtë.

Enea s’duhet ta bënte. Ishte miti i gabimit pa dashje. Ishte këndi ku vareshin gjithë xhaketat që mendonin se në këtë futboll ka ende shpresë që gjërat të shkojnë si duhen. Ai gaboi! Shaje sa të duash tani, kushedi sa po e vuan dhe vetë. Koha do t’i harrojë të gjitha, ndodh gjithnjë kështu. Por Enea na vuri në siklet. Ai nuk duhej ta bënte. Kam 10 muaj që së bashku me 4-5 njerëz pasionantë luftojmë kundër të gjithëve për të bindur masën që ka diçka që duhet parë në këtë futboll. Nuk duhet ta bëje ti. Dje nuk po gjykoje një finale, Enea, po gjykoje dhe po mbroje të gjithë ata që duan futbollin. Si i thonë me fjalorin e rrugës: E dhive vllai. Na fëlliqe, jo se ndëshkove Skënderbeun dhe ia dhe Kukësit. Safeti hallall e ka, se i ka ndenjur punës te koka gjithë këto vite. Një titull karriere si i thonë fjalës, por këtë trofe nuk duhet t’ia dorëzoje ti.

Na fëlliqe, sepse i kemi pasur të gjithë kundër kur kemi thënë që është supergarë, u munduam të bindim të madh dhe të vogël që më së fundi kish ardhur moment që verdiktet t’i jepte fusha, dhe jo ti dhe shokët e tu. Unë vazhdoj të mendoj se ti nuk je si të tjerët dhe koha do t’i harrojë të gjitha, por dhe ti vetë e di fort mirë se na fundose të gjithëve. Kemi 10 muaj që japim gjithçka të bëjmë një kampionat të madh, tani do durojmë shpotitë e të gjithë atyre që nuk dinin asgjë, por bënin sikur dinin gjithçka dhe në fund u doli parashikimi. Një mik madje më tha: bëji tani speciale tjetër Jorgjit! Ç’ti thosha Enea. Se e di pse, nuk ka asnjë rëndësi, nëse e ke bërë me dashje apo jo, me urdhër apo jo, në këtë ditë, në këtë ndeshje nuk duhet të gaboje. U dhe kënaqësi shumë njerëzve. Megjithatë, nuk je as i pari dhe as i fundit. E di ç’do më thuash. U bënë këta të më japin moral, këta të gjithë kanë bërë ndonjë pisllëk në futboll. Të gjithë. Dakord, Enea, po na vure në siklet. Ç’ti themi botës pasi kemi thënë që është super kampionat. Vari leshtë.

Gjergji Stefa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE