Connect with Us

Koment / Bilbili “i grisur” i Enea Jorgjit, ç’të bëjmë me të?

Sport

Koment / Bilbili “i grisur” i Enea Jorgjit, ç’të bëjmë me të?

Publikuar

-

Enea i Trojës, kushëriri i mbretit Priam, i cili u bë lideri i luftës epike dhe simbol i shpëtimit, kur grekët e dogjën qytetin. Kjo duhet të jetë arsyeja pse e kanë pagëzuar kështu këtë Enean e Kukësit, i cili u vetmohu për t’u dhënë një titull historik verilindorëve. Ndoshta është më mirë të heshtësh në këtë rast, për t’u dhënë mundësinë kuksianëve t’i japin kuptim festës së tyre, por ndoshta do të ishte mëkat të mbyllësh gojën pikërisht pas asaj që ndodhi në finalen e “Zeqir Ymerit”. Enea Jorgji sajoi një çudi gjatë të gjithë 90-minutëshit në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu dhe për këtë nuk ka pse turpërohet, pasi e dinte që do e bënte, megjithëse nuk i kishte llogaritur mirë përmasat. Ndërsa ne po, duhet të na vijë turp që e pamë, duke besuar se e meritonim një finale.

Nga ora 17:30 deri rreth orës 19:20 të së shtunës, ndërkombëtari ynë Jorgji bëri aq shumë “gabime njerëzore”, saqë theu një tjetër rekord në këtë edicion rekordesh. E la Skënderbeun me 10 futbollistë pa filluar mirë ndeshja, për një faull shumë të dyshimtë të Micit ndaj Pejiçit, kur në të vërtetë ishte një dyluftim rutinë larg portës dhe për më tepër askush nuk ishte në zotërim të topit. Një penallti e akorduar në favor të sulmuesit shqiptaro-maqedonas, Izair Emini, i cili pati aftësinë të vjedhë edhe vetë Jorgjin. Më pas, një 11-metërsh i pastër i paakorduar në favor të Skënderbeut, që mund të barazonte rezultatin e takimit, por edhe numrin e futbollistëve në fushë, pasi Shameti meritonte kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrjen brutale ndaj Latifit. Një tjetër penallti e pavërshëllyer në favor të Kukësit, ndërsa në fund, Hamdi Salihi i gris kartonin e kuq gjyqtarit në mënyrë demonstrative dhe pasi largohet për në dhomat e zhveshjes thërritet të kthehet sërish në fushë, për të vazhduar ndeshjen. Pas përfundimit të takimit, dikush tha se sulmuesi nga Shkodra nuk duhet të luajë më futboll për hir të gjestit që bëri dhe ndoshta kështu duhet të jetë. Po me bilbilin e Eneas çfarë duhet të bëjnë? A duhet t’ia lënë t’i vërshëllejë me këtë mënyrën që ka zgjedhur, apo t’ia grisin në thonjëza siç bëri Salihi me kartonin që i mori nga xhepi? Kjo po që është pyetje për 1 milionë euro, aq sa i duhet një skuadre të Superligës për t’u shpallur kampion.

Lorenc Jemini e të tjerë janë pezulluar pa afat pa pasur një arsye për motivacionin e dënimit, ndërsa Jorgji rehabilitohet për të shkatërruar ndeshjen e kurorës dhe e gjitha kjo është një agjendë shumë e dyshimtë. Një gjë është e sigurt, zotërinjtë që e udhëheqin këtë sport në Shqipëri e kanë humbur kontrollin dhe janë kthyer në rrezik kombëtar. Madje nuk është e rëndësishme, as nëse Enea jonë nuk është kushëriri i mbretit. Edhe pa të, këta kanë kohë që e kanë vrarë futbollin, njëlloj si në historitë epike…

Saimir Demi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE