Sport
Lenjani arrin akordin me Sionin / Do të bashkohet me trajnerin Tramezzani
Ermir Lenjani ka arritur akordin me FC Sion për të firmosur një kontratë dyvjeçare. 27-vjeçari i bie që do të punojë sërish me italianin Paolo Tramezzani, ish-ndihmës i Gianni De Biasi në kombëtaren shqiptare.
Në janar të vitit 2015 Lenjani shkoi në Francë, ku luajti për Rennes dhe FC Nantes. Që nga fillimi i korrikut, ai qëndronte atje pa kontratë. Një kthim në Zvicër u bë i mundur nga FC Sion, që me sa duket ka siguruar anësorin e majtë, por konfirmimi i klubit është ende në pritje.
Tramezzani ka hyrë garant te drejtuesit për një blerje të goditur dhe Lenjani mund të quhet me fat.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania