Sport
Matuidi sjell ndryshime te Juve / Allegri mendon të rikthejë mesfushën me tre
Massimiliano Allegri po mendon që të punojë për një ndryshim taktik. Kjo nuk do të thotë se sistemi 4-2-3-1 do të harrohet, duke parë edhe numrin e madh të sulmuesve që ai ka në skuadër.
Mesfusha me tre mund të jetë një nga variantet në disa ndeshje të veçanta, për të përforcuar filtrin e një mesfushe që i mungojnë lojtarë të fuqishëm. Dhe kjo do të shërbejë për të mbështetur një mbrojtje që ka treguar vështirësi. Pastaj nga ajo anë e fushës luan Aleks Sandro. Matuidi është lojtari ideal për të luajtur në atë krah dhe të ofrojë dublim. Pra, qoftë 4-3-3, apo 4-3-2-1, me Dybala dhe Doglas Costën (apo Bernardeschin) pas Higuainit, Allegri i ka “armët” e duhura për të rinovuar “arsenalin” e tij.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania