Sport
Franca nuk i bën dot goleadë Bullgarisë / Për “Gjelat” shënon Matuidi
Franca sot ka fituar me rezultatin 1:0 ndaj Bullgarisë. Pritej goleadë, por për “Gjelat” shënoi vetëm Matuidi që në minutën e 3-të. Franca dominoi dhe ishte në kontroll total të ndeshjes ndaj një Bullgarie komplet inferiore, por nuk arriti të thellonte rezultatin.
Griezmann dhe Lacazette kanë mundësitë më të mira të sfidës, ndërsa edhe vendasit arritën të prodhonin dy raste nga hiçi por që nuk i shfrytëzuan. Me këtë fitore Franca ngjitet në vendin e parë të renditjes së grupit A me 20 pikë nga nëntë ndeshje të luajtura por duhet të fitojë edhe ndeshjen e fundit për të siguruar kualifikimin direkt për në Kupën e Botës.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania