Sport
Telushi kthehet në Superiore / Nga janari do ta shihni në kryeqytet
Bruno Telushi kthehet në Superiore. Vetëm pak muaj ka zgjatur aventura e vlonjatit në futbollin kroat, sepse tashmë malli për Shqipërinë ka fituar. Mesfushori i fuqishëm do të mbyllë vitin te Slaveni kroat dhe prej janarit do të veshë fanellën e Partizanit.
Lajmi është dhënë sot në Supersport, para ndeshjes Partizani-Teuta, ndërsa shton goditjet e mëdha në këtë merkato që po afron, sepse edhe Flamurtari ka nisur një fushatë të fuqishme përforcimesh. Me Telushin Partizani përforcon ndjeshëm qendrën e mesfushës, që do të thotë se do të ketë edhe ndonjë largim, ku nuk përjashtohet mbyllja e kontratës me hungarezin Adorjan.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania