Connect with Us

Flamurtari nuk ia del ndaj Laçit / Duro: Nuk shqetësohem për lojën

Sport

Flamurtari nuk ia del ndaj Laçit / Duro: Nuk shqetësohem për lojën

Publikuar

-

Shiu lejoi të luheshin vetëm 45 minuta dje dhe Laçi futej në fushë sot me një gol të artë në favor, krijuar më shumë nga arbitri, sesa nga vetë Laçi. Sot u luajtën 45 minutat e dyta, në mot shumë më të mirë, por fati nuk ktheu për Flamurtarin. Presion konstant, sidomos në gjysmën e parë të 45 minutave, raste dhe një shtyllë, por asnjë gol për kuqezinjtë e Duros.

Laçi u mbrojt me të gjitha forcat, luajti një ndeshje perfekte, përtej faktit që sot thuajse nuk shkoi fare në mesfushën vlonjate. Për laçianët tashmë hapet oreksi dhe shikohet vërtet Europa, ndërsa Flamutrari ndalet kur nuk pritej dhe ëndrrat për kreun duhen arkivuar për momentin.

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, nuk ka pasur asnjë kritikë për skuadrën e tij, pas humbjes ndaj Laçit. Për Duron loja ishte shumë e mirë dhe kuqezinjtë bënë gjithçka, por humbja erdhi nga një arbitrim skandaloz.

“Jam i kënaqur nga skuadra, luajti futboll dhe dha gjithçka. Nuk kam ç’ti kërkoj skuadrës, duhet të shohim disa episode, pasi ndeshja u vendos nga një arbitër kamikaz. Skuadra ishte nën presion të madh psikologjik, meriton notën 10 përveç rezultatit. Nëse arbitri do të ishte më korrekt, do të shkonte ndryshe. Nuk jam i shqetësuar nga loja e skuadrës, gjithsesi”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Gjykata jep sot vendimin për Klodian Duron

Publikuar

-

Nga

Bëri mjaft bujë ditën e djeshme lajmi për arrestimin e ish-futbollistit Klodian Duro. Ish-mesfushori i kombëtares ishte arrestuar për shkak të përndjekjes ndaj ish-gruas. Pas divorcit, ish-bashkëshortja e Duros kishte një urdhër mbrojtje, urdhër i cili u thye nga Duro para pak ditëve dhe në këtë formë u arrestua. Ndërkohë, ditën e sotme gjykata ka […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Kaos te Barcelona, e pëson keq dhe Rei Manaj

Publikuar

-

Nga

Pas një sërë diskutimesh, duket se Barcelona ia ka dalë të bindë Mesin me shokë për reduktimin e pagesave në këtë kohë kriz për shkak të Koronavirusit, ndërsa pjesën e mbetur do e marrin kur situata të qetësohet. Ndërkohë  nga Spanja raportohet se diçka e tillë do ndodhë për gjithë klubin, duke përfshirë edhe ekipin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE