Connect with Us

Flamurtari nuk e ka mbyllur ende merkaton/ Në sulm për lojtarin e Bylis

Sport

Flamurtari nuk e ka mbyllur ende merkaton/ Në sulm për lojtarin e Bylis

Publikuar

-

Flamurtari ka qenë klubi më aktiv në merkaton e janarit, duke siguruar firmën e katër futbollistëve që në në dhjetor, për të nisur i plotë përgatitjet për pjesën e dytë të sezonti. Edhe pse trajneri Duro ka deklaruar këto ditë se e cilëson të mbyllur merkaton, klubi vlonjat vazhdon të piketojë lojtarë në kërkim të “okazionit” për të përforcuar radhët.

Emri i ri që kërkon klubi i Flamurtarit është Niko Zisi, sulmuesi i cili ka spikatur në pjesën e parë të sezotti me ekipin e Bylisit duke shënuar 6 gola në 10 ndeshje me këtë skuadër në Kategorinë e Parë. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Superiores, pasi edhe Partizani e Tirana ishin interesuar më parë për një transferim të mundshëm të 22-vjeçarit. Por Flamurtari ka bërë hapa konkret për të siguruar firmën e tij, pasi ai është një lojtar i cili pëlqehet nga trajneri Duro.

Burime pranë klubit tregojnë se Bylis kërkon të përfitojë ekonomikisht nga transferimi i futbollistit drejt Superiores, por nuk është bërë ende e ditur shuma që kërkohet. Ndërkaq, te Flamurtari shpresojnë që shifra që kërkojnë ballshiotët të ulet me huazimin e ndonjë futbollisti në radhët e skuadrës së Kategorisë së Parë e cila nuk ka hequr dorë nga synimet që ka për ngjitjen në elitë, edhe pse në grup ka Tiranën. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE