Sport
Partizani merr masat pas përplasjes Trashi – Starova
Përplasja e trajnerit Sulejman Starova me mesfushorin Lorenc Trashi gjatë miqësores të zhvilluar në Antalia ndaj gjermanëve të Berliner, nuk ka kaluar pa pasoja.
“Panorama Sport” mëson se në një takim në një nga lokalet e kryeqytetit në Tiranë mes drejtorit Olsi Rama dhe trajnerit Sulejman Starova është marrë vendimi që të dy protagonistët të ndëshkohen me gjobë, ndërsa Trashi, do të transferohet për disa kohë te Partizani B.
Gazeta mëson se lojtari është gjobitur edhe pse ka folur për mediat pa lejën e klubit. Shuma e gjobës nuk është mësuar ende, por bëhet fjalë për një shifër të konsiderueshme./CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania