Sport
Memushaj gati të lërë Beneventon për 500 mijë euro
Ledian Memushaj është një nga futbollistët më të kërkuar nga disa skuadra të Serisë B në Itali. Vlonjati konsiderohet një lojtar me shumë përvojë, i cili mund të ndihmojë në objektivin për ngjitjen në Serinë A.
Bari e konsideron të hapur pistën e mesfushorit shqiptar prej kohësh, por tani kjo pistë duket më e nxehtë se kurrë dhe drejtuesit barezë janë në sulmin final.
“La Gazzetta dello Sport” në Itali bën me dije se klubi puljez pret tani një përgjigje përfundimtare nga Benevento për ofertën prej 500 mijë eurosh për kartonin e futbollistit shqiptar./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania