Sport
Probleme në mbrojtjen e Barcelonës
Barcelona ka marrë një lajm shumë të keq pas ndeshjes me Espanyolin në La Liga, pasi Gerard Pieque e ka përfunduar ndeshjen i lënduar. Gerard Pique është lënduar në ndeshjen e djeshme ndaj Espanyolit, e cila përfundoi në barazim 1:1
Katalonasi luajti deri në fund, por testet mjekësore tregojnë se ai ka pësuar një lëndim muskulor. Sipas të përditshmes spanjolle AS, Pique pritet të mungojë deri në një muaj, duke humbur kështu disa ndeshje shumë të rëndësishme.
Ai pritet të mungojë në gjysmëfinalen ndaj Valencias në Copa Italia dhe në dy ndeshjet ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve. Barcelona ka probleme ta zëvendësoi Piquen, pasi Vermaelen është i lënduar ende dhe zgjedhje e vetme mbetet qendërmbrojtësi Yerry Mina, që u transferua gjatë janarit. /CNA.al