Connect with Us

Kupa e Shqipërisë Flamurtari eliminon Partizanin

Sport

Kupa e Shqipërisë Flamurtari eliminon Partizanin

Publikuar

-

Partizani dhe Flamurtari e kanë mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen. 45-minutat e pjesës së parë kanë qenë mjaft të luftuara dhe spektakolare, pasi vendasit dhe miqtë kanë zhvilluar një ndeshje me ritëm të lartë.

Takimi u duk se u mbyll që në start, pasi Flamurtari shënoi me Sidiben në minutën 12-të. Miqtë përfituan nga një përgjumje e mbrojtjes dhe afrikani nuk gaboi, por dërgoi topin në rrjetë duke mposhtur portierin Hoxha.

Vendasit nuk u dorëzuan, por rritën nivelin e lojës. Partizani u hodh i gjithi në sulm dhe po dominonte takimin. “Demat” dhanë sinjalet e para të rrezikshme me anë të gjuajtjeve nga larg derisa mbërritën edhe te goli i Trashit. Mesfushori përshëndeti rrjetën në minutën e 38-të.

Partizanit i duheshin edhe dy gola për t’u kualifikuar mirëpo Flamurtari në pjesën e dytë nuk la asnjë hapësirë duke e mbajtur rezultatin 1-1 dhe duke u kualifikuar në fazë gjysmëfinale. Partizani largohet i dëshpëruar dhe nga kupa duke finalizuar kështu mundësinë e vetme për titull këtë sezon tëdështuar.
Partizani – Flamurtari 1-1    Shënues: Trashi 38’ / Sidibe 12’

PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Trashi, Batha, Telushi, Mala, Asani, Bardhi, Progni. Trajner: K.Dalipi

FLAMURTARI: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta, Sidibe, Useni, Useini, Hoxhaj, Alvesh, Bushiç. Trajner: P.Bifsha /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Kaos te Barcelona, e pëson keq dhe Rei Manaj

Publikuar

-

Nga

Pas një sërë diskutimesh, duket se Barcelona ia ka dalë të bindë Mesin me shokë për reduktimin e pagesave në këtë kohë kriz për shkak të Koronavirusit, ndërsa pjesën e mbetur do e marrin kur situata të qetësohet. Ndërkohë  nga Spanja raportohet se diçka e tillë do ndodhë për gjithë klubin, duke përfshirë edhe ekipin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Ermir Lenjani tregon padrejtësinë e turpshme që i bënë në Zvicër për shkak të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Ermir Lenjani do të bënte bujë përpara disa ditësh, pasi do të largohej nga Sioni së bashku me 8 lojtarë të tjerë. Kjo pasi futbollistët nuk pranuan uljen e rrogave dhe presidenti Christian Constantin mori masën më ekstreme. Por çfarë ndodhi realisht? Një padrejtësi mund të thuhet se i është bërë këtyre lojtarëve, ndërsa vërtet […]

LEXO TE PLOTE