Connect with Us

Artan Hoxha shpërthen ndaj FSHF-së: Masakroi Vllazninë me gjyqtarin “dështak”…

Sport

Artan Hoxha shpërthen ndaj FSHF-së: Masakroi Vllazninë me gjyqtarin “dështak”…

Publikuar

-

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka sulmuar Federatën Shqiptare të Futbollit, pas humbjes së skuadrës së Vllaznisë ndaj Kukësit në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Gazetari Hoxha ka kontestuar fitoren e Kukësit, ndërsa shprehet se sot Vllaznia u masakrua nga gjyqtari i FSHF-së, i cili ka dështuar në testet e FIFA-s.

Ja komenti i plotë i gazetarit Artan Hoxha për ndeshjen Kukësi-Vllaznia:

FSHF masakron Vllaznine me gjyqtarin qe deshtoi ne testet e FIFA-s

Me 16 shkurt 2018 klubi me i vjeter i historise se futbollit Shqiptar, KF Vllaznia mbushi 99 vite nga dita e krijimit dhe ka hyre tashme ne 100 vjetorin e historise se tij.
Por sot pasdite ne Kukes, Vllaznia u trajtua sikur te ishte nje skuader kalimtare ne superlige nga gjykimi skandaloz.
Me shume se humbja 2-0 sot, Vllaznia u demtua qellimisht per ndeshjet e radhes. Gjyqtari Hamitaj, te cilin FSHF e kishte referuar si gjyqtar te FIFA-s, por deshtoi ne testimet e saj, akordoi kunder Vllaznise 1 karton te kuq te padrejte ndaj sulmuesit kryesor Xhevahir Sukaj, i cili nuk do luaj ne ndeshjen e radhes, dhe nuk dha nje 11-metersh 100% te sakte per Vllaznine.
Sikur te mos mjaftonte vetem kjo, gjyqtari akordoi ne dem te Vllaznise 7 kartona te verdhe ne vetem 14 faulle te shkaktuara nga Shkodranet.
Dhe kur te ndodh ne fund te majit si e kam paralajmeruar qe ne janar, se FSHF ka piketuar Vllaznine per ta rrezuar nga kategoria(larg qofte te me dale parashikimi) pikerisht ne vitin e 100 vjetorit te themelimit te saj, mos me thoni qe ky nuk do jete “suksesi” i radhes i Don Dukes. Gjate mbreterimit te tij ne krye te FSHF-se, Duka ia doli qe te rrezoje nga kategoria njera pas tjetres, skuadrat me te medha dhe me historike, fillimisht Flamurtarin, Besen, Partizanin, Dinamon, Elbasanin, Tiranen dhe tash sefundi Vllaznine.
Dhe mos harroni, Duka u zgjodh per here te pare ne 2002, president i FSHF-se me ndihmen dhe mbeshtetjen e forte te ish-presidentit te vrare te Vllaznise Myftar Cela,(presidenti qe nen drejtimin e tij i dha dy titujt e fundit kampion kombetar Vllaznise) dhe u votua per te marre mandatin e peste me 7 shkurt 2018, nga pronarja aktuale e Vllaznise se Shkodres, kryebashkiakja Voltana Ademi…. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE