Connect with Us

E quajti lojtar pa b****/ Kosova i përgjigjet Panuçit: E kemi larë historinë me gjak

Sport

E quajti lojtar pa b****/ Kosova i përgjigjet Panuçit: E kemi larë historinë me gjak

Publikuar

-

Refuzimi i Shqipërisë nga Edon Zhegrova bëri që trajneri Panuçi të shpërthente në konferencën për shtyp gjatë së hënës në ambientet e FSHF-së, mirëpo, kjo deklaratë dhënë përpara mediave në transmetim direkt, është përcjellë me shqetësim në kampin e Federatës së Futbollit të Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu, i tërheq vëmendjen trajnerit kuqezi për të mos përsëritur të tillë rast, si dhe për t’i treguar që Kosova tashmë është realitet i ri, mbështetur edhe nga statuti dhe rregulloret e FIFA-s. Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi, iu drejtua në konferencë direkte përpara mediave Zhegrovës se “nuk ka b…”, pasi ka zgjedhur Kosovën. Si e komentoni këtë deklaratë publike?

Së pari, më duhet të them se ai është i ri për të kuptuar se si janë raportet e reja që janë krijuar. Ai nuk e di që futbolli në Kosovë është sipas rregulloreve të UEFA-s e FIFA-s. Madje, ne e kemi fituar me gjak këtë të drejtë për të qenë pjesë e këtyre organizmave, së bashku me FSHF-në, me të cilën kemi raporte të shkëlqyera. Në të shkuarën, lojtarët tanë, që kanë luajtur me Shqipërinë, kanë dhënë më të mirën dhe kanë pasur detyrimin moral dhe kombëtar. Tashmë, për asnjë lojtar të Kosovës nuk mund të pretendohet që do më shumë Shqipërinë sesa Kosovën. Tani është detyrim kombëtar. Kosova tashmë është një realitet i ri.

Shqipëria e ka rrugën e vet. Gjithashtu, zoti Panuçi duhet të kuptojë se lojtari ka lindur në Kosovë, çfarë lidhje ka me Kosovën, e për pasojë duhet të kontribuojë për Kosovën. Në aspektin e Kombëtares, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë përpos faktit që të dyja kanë marrëdhënie shumë të mira. Sa i përket zgjedhjes së Kombëtares, ekipit me të cilin do të luajë, në bazë edhe të rregulloreve dhe statutit të FIFA-s nuk e lidh asgjë me Shqipërinë. Unë i sugjeroj Panuçit që të mos dalë nga kornizat dhe detyrat e veta që ka. I them edhe një herë që është shumë i ri për të kuptuar raportet që janë krijuar./ Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: