Connect with Us

Partizani rrit dozën e stërvitjes/ Çani projektohet si titullar me Kamzën

Sport

Partizani rrit dozën e stërvitjes/ Çani projektohet si titullar me Kamzën

Publikuar

-

Partizani ka mbyllur ditën e dytë të programit stërvitor për ndeshjen me Kamzën. Gjatë ditës së djeshme, stafi teknik e ka shtuar dozën për ekipin, pasi kanë zhvilluar dy seanca.

Gjatë paradites, ekipi ka marrë ngarkesë në palestër, ndërsa pasdite të kuqtë janë përgatitur në terren, në kompleksin e FSHF-së në Kamzë. Alban Hoxha dhe Jurgen Bardhi, që janë të grumbulluar me ekipet kombëtare, kanë qenë mungesat e vetme për “demat”.

Trajneri Dalipi e ka të plotë grupin, pasi edhe Telushi po përgatitet normalisht me ekipin. Arbnor Fejzullahu mbetet i vetmi lojtar në dyshim, pasi vjen pas një rikuperimi të gjatë. Fejzullahu pritet që fillimisht të testohet te Partizani B. Nga mesjava pritet që trajneri Dalipi ta ketë të plotë grupin, pasi kthehen Hoxha dhe Bardhi nga grumbullimet me kombëtaret, shkruan panorama sport.

Edgar Çani konsiderohet totalisht i rikuperuar, si dhe një blerje e Partizanit jashtë afateve të merkatos. Sulmuesi i ka dhënë Partizanit trepikëshin e fundit ndaj Flamurtarit.

Rikthimi i tij në fushë ka ndodhur gradualisht në tri javët e fundit, ku në sfidën ndaj vlonjatëve mbylli me sukses 45 minutat e pjesës së dytë. Ndërprerja e kampionatit i ka ardhur si me porosi lojtarit, pasi i jep më shumë kohë që të fitojë formën optimale.

Ndaj me këtë ecuri, Edgar Çani pritet që ta nisë nga minuta e parë derbin me Kamzën. Gjithsesi, gjatë javës, trajneri Dalipi do të analizojë situatën dhe në fund do të vendosë për formacionin e derbit. Në ndeshjet e fundit, ai ka zëvendësuar Bardhin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE