Connect with Us

Juventus – Milan/ Superdueli i Serisë A për “scudetton” dhe Championsin

Sport

Juventus – Milan/ Superdueli i Serisë A për “scudetton” dhe Championsin

Publikuar

-

Një duel madhështor në “Allianz Stadium” të Torinos. Juventusi dhe Milani përfaqësojnë dy histori të ndryshme, bardhezinjtë dominues në Serinë A dhe kuqezinjtë me më shumë trofe europianë se asnjë skuadër tjetër nga Gadishulli Apenin. Supersfida e raundit të 30-të mund të jetë jetike për objektivat sezonale të të dy klubeve. Kampionët në fuqi të Italisë vijnë pas hapit fals kundër Spalit dhe distanca me Napolin është ngushtuar, për rrjedhojë torinezëve nuk u falet më asnjë gabim. Pavarësisht barazimit përballë ekipit nga Ferrara, muajt e fundit kanë qenë mjaft pozitivë për Juven. 10 ndeshje pa pësuar gol në kampionat, ndërkohë që në kështjellën e “Allianz Stadium” bardhezinjtë kanë triumfuar në 35 nga 38 takimet e fundit.

Allegri vjen me 2 mungesa kundër ish-skuadrës së tij, Bernardeschi e Alex Sandro janë të dëmtuar, ndërkohë që ka lajme të mira për Chiellinin e Cuadradon, të cilët i janë bashkuar grupit. Në rreshtimin 4-2-3-1 ka gjasa që tekniku toskan të aktivizojë në repartin e avancuar treshen Mandzukic-Dybala-Douglas Costa në mbështetje të sulmuesit kryesor Gonzalo Higuain.

Në anën tjetër, Milani po kalon momentin më të mirë të sezonit. 8 fitore në 9 takimet e fundit në kampionat. Objektivi kryesor është rikthimi në Champions dhe kjo ndeshje vendos shumë për kuqezinjtë. 18 herë kampionët kanë hasur vështirësi në stadiumin e Juves, aq sa fitoren e fundit ua ka dhuruar trajneri aktual, Gennaro Gattuso, në vitin 2011, kur ishte ende aktiv në fushën e lojës. Në 9 sfidat e zhvilluara pas atij viti Milani është dorëzuar 8 herë përballë Juventusit në Torino, duke barazuar vetëm 1 takim

Kësaj here ekipi nga Milano do të kërkojë të thyejë këtë tabu dhe për ta bërë këtë tekniku 40-vjeçar do t’u besojë Susos, Cutrones e turkut Calhanoglu në repartin e avancuar. Mjaft interesante do të jetë edhe pritja që tifozët e Juves do t’i rezervojnë Leonardo Bonuccit. Kapiteni i Milanit u largua gjatë muajve të verës nga kampionët e Italisë dhe në atë kohë nuk munguan kritikat dhe ofendimet ndaj tij nga tifozët bardhezi, që u ndien të tradhtuar. Kjo supersfidë, e cila ka dhuruar gjithnjë momente emocionuese dhe të veçanta do ta ketë zanafillën të shtunën, në orën 20:45, dhe do të transmetohet live në Supersport 2./SS

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: