Connect with Us

Gashi dhe Hyka, golat shqiptarë me vlerë pikësh në MLS

Sport

Gashi dhe Hyka, golat shqiptarë me vlerë pikësh në MLS

Publikuar

-

Shkëlzen Gashi dhe Jahmir Hyka protagonistë në MLS pikërisht në radhët e Colorado Rapids dhe San Jose Earthquakes, dy skuadra që militojnë në kampionatin amerikan në Konferencën e Perëndimit.

Sulmuesi 29-vjeçar, që kishte munguar në katër takimet e para të skuadrës nga Denveri realizoi me 11-metërsh golin e 2-0 ndaj Toronto FC në minutën e 78-të, kur kishte vetëm pak minuta që ishte hedhur në fushë si zëvendësues i McBean. Më parë për vendasit kishte shënuar Price që në minutën e dytë. Një gol shumë i rëndësishëm ky për Gashin, për të patur mentalitetin e duhur në takimet e arshdhme në MLS.

Edhe Jahmir Hyka u aktivizua në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 67-të, duke shmangur humbjen e San Jose Earthquakes ndaj Houston Dynamo. 5 minuta para përfundimit të takimit, ndërsa miqtë po kryesonin 1-2, shtatshkurti shqiptar realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës, që përfundoi në rrjetë, pasi topi u devijua paksa nga mbrojtja. Pas 5 ndeshjeve të para San Jose Earthquakes renditet në zonën e poshtme të tabelës, pikërisht në vendin e 10-të, ndërsa Colorado Rapids në të 6-in. /SS

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: