Connect with Us

Shkëndija matematikisht kampione/ Tetova në festë

Sport

Shkëndija matematikisht kampione/ Tetova në festë

Publikuar

-

Mision i realizuar me sukses. Shkëndija e Tetova është edhe matematikisht kampione e Maqedonisë. Pas titullit të parë në sezonin 2010-2011 edhe atëherë me trajnerin Qatip Osmani në stol, skuadra shqiptare shkruajti historinë për herë të dytë duke fituar një tjetër titull në Maqedoni. Falë suksesit 2-0 ndaj skuadrës tjetër shqiptare KF Shkupit, kuqezinjtë u shpallën kampionë 7 javë përpara fundit.

Shkëndijës do ti mjafonte edhe një barazim për të fituar titull por humbja e Vardarit në takimin ndaj Pobedas bëri që rezultati i sfidës së zhvilluar në Tetovë të mos kishte aspak rëndësi. Një sezon për tu vendosur në vitrinë ky i kuqezinjëve tetovarë të cilët mund të fitojnë edhe Kupën e Maqedonisë pasi do të luajnë në finale ndaj Pelister ndërsa në verë do të marrin pjesë në pareliminatoret e Champions League me shpresën për të kaluar sa më shumë ture, siç kanë bërë në Europa League gjatë 2 sezoneve të fundit.

Një sukses që kur mbeten edhe 7 javë kampionat e çoi në plot 26 pikë diferencën mes Shkëndijës dhe Vardarit në renditje, me Ferhan Hasanin e Besart Ibraimin me shokë që në këto 29 javë kanë grumbulluar 75 pikë duke regjistruar 24 fitore 3 barazime dhe 2 humbje me një goleavarazh të frikshëm 81-21. Një titull ky i merituar plotësisht nga skuadra e Qatip Osmanit që e ka dominuar nga fillimi e deri e tani kampionatin maqedonas.

Tashmë deri në fund të sezonit, objektivi i mbetur për Shkëndijën është të grumbullojë sa më shumë pikë dhe të fitojë edhe Kupën e Maqedonisë duke bërë “double” në këtë sezon. Në fund të ndeshjes së fituar 2-0 ndaj Shkupit me golat e Radeskit dhe Ibraimit festa ishte e gjitha për Shkëndijën që me këtë triumf në kampionatin maqedonas bëri krenare gjithë shqiptarinë. /SS

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE