Connect with Us

Neuer është një mister, në Gjermani ngrenë pikëpyetje nëse do jetë në Botëror!

Sport

Neuer është një mister, në Gjermani ngrenë pikëpyetje nëse do jetë në Botëror!

Publikuar

-

Lajme të reja nga fronti Manuel Neuer, i cili mbahet nën vëzhgim të rreptë nga media gjermane pasi cilësohet si një nga shtyllat e Kombëtares në prag të Botërorit Rusi 2018! Portieri i Bayern Munchen ka nisur të stërvitet sërish me skuadrën e parë. Së fundmi ai nuk kishte mundur të stërvitej plotësisht me skuadrën për gati një javë, teksa gjigandi i portës gjermane iu nënshtrua disa testeve mjekësore. Sipas asaj që raporton BILD, të enjten Neuer u stërvit për 45 minuta me skuadrën.

Në orën 10.30 të paradites portieri ishte i pranishëm në qendrën stërvitore të bavarezëve në “Säbener Straße”. Kampioni i botës bën normalisht nxemjen me kolegët e tij dhe pastaj vijon seancën stërvitore nën drejtimin e Toni Tapalovic (trajneri i portierëve), duke shpalosur të gjithë arsenalin e tij. Më tej, ai bëhet pjesë e skuadrës që ndahet në tre grupe për disa mini-ndeshje në fusha të vogla. Dhe pas një bisede me shefin e përgatitjes atletike Holger Broich, ylli i Bayern heq dorashkat dhe fiks në orën 11:17 i drejtohet dhomave të zhveshjes. Më datë 18 shtator 2017, Neuer pësoi një frakturë në kockën metatarsale, për të tretën herë brenda një viti kalendarik. Qysh prej asaj kohe ai po punon për t’u rikthyer sa më parë të jetë e mundur në fushë. Sipas raporteve mjekësore, dëmtimi i tij mund të quhet i tejkaluar.

Plani i rikuperimit parashikonte që Neuer të ishte i gatshëm për dy ndeshjet e fundit të Bundesligës në fakt. Por duket se ai e ka të pamundur të luajë të shtunën në ndeshjen e radhës (ora 15:30) ndaj Koln. Nëse do të jetë i gatshëm për të luajtur ndaj Stuttgart më 12 maj, kjo nuk mund të thuhet me siguri. Gjithsesi, një gjë është e qartë, se në DFB (Federata Gjermane e Futbollit) e kanë në planet e tyre Manuel Neuer! Më 23 maj ai do të udhëtojë me Kombëtaren gjermane për në Tirol në kuadër të fazës përgatitore për Botërorin Rusi 2018. /EDS/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE