Connect with Us

Rusi 2018/ Lajm i mirë për Bayern dhe Francën, rikthehet një yll

Sport

Rusi 2018/ Lajm i mirë për Bayern dhe Francën, rikthehet një yll

Publikuar

-

Kingsley Coman i ka thënë trajnerit të Francës Didier Deschamps, se ai do të jetë në formë për Botërorin “Rusi 2018”. 21-vjeçari ka bërë një sezon të shkëlqyer me Bayern Munich deri në momentin kur pësoi një lëndim në kyçin e këmbës, për të cilin u detyrua t’i nënshtrohej operacionit në muajin shkurt.

Tekniku i “Gjelave” dhe Heynckes patën frikë se do ta humbisnin lojtarin për këtë sezon, por siç raporton FIFA dhe mediat gjermane, ai do të kthehet për ndeshjen kundër Stuttgartit në raundin e fundit të Bundesligës, më 12 maj. Tre ditë para se Deschamps të ketë shpallur listën e lojtarëve që do të udhëtojnë në Rusi për Kupën e Botës, që nis më 14 qershor.

“Po bëhem më mirë. Ndoshta mund të luaj kundër Stuttgart në ndeshjen e fundit. Jam i sigurtë që mund të luaj në finalen e DFB-Pokal ( më 19 maj)”- ka thënë francezi, ndërsa më tej ka konfirmuar pjesëmarrjen për në Botëror.

“Kupa e Botës nuk do të jetë problem për mua. Do të jem në formë në kohë për atje”- ka përfunduar ylli i bavarezëve.

Coman, ka fituar gjashtë tituj të njëpasnjëshme me Paris Saint-germain, Juventus dhe Bayern Munich. Ai luajti gjithashtu në Kampionatin Evropian që u mbajt në Francë në 2016-ën, ku konkurroi për çmimin “Lojtari i ri më i mirë i turneut”, që u fitua nga portugezi, Renato Sanches.

Deshamps duhet të ndihet me fat, pasi ka në dispozicion shumë yje për në Botëror, si Coman, Ousmane Dembele, Nabil Fekir, Thomas Lemar, Anthony Martial dhe Kylian Mbappe.

Laurent Blanc, i cili ndihmoi “Les Bleus” të fitojnë Kupën e Botës në vitin 1998, kohët e fundit tha në një intervistë ekskluzive për FIFA.com se “nuk ka shumë skuadra me potencial kaq të madh në sulm si Franca”.

Ndeshjen e parë në Rusi, francezët do ta luajnë kundër Australisë më 16 qershor, më pas luajnë ndaj Perusë dhe Danimarkës, të cilat ndodhen në të njëjtin grup (C). /EDS/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: