Connect with Us

Para finales së kupës, Donnarumma turbullon sërish Milanin

Sport

Para finales së kupës, Donnarumma turbullon sërish Milanin

Publikuar

-

I gjithë Milani është i përqendruar në përgatitjet e fundit për finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit. Atmosfera është shumë e mirë, me djemtë e Gennaro Gattuso-s të karikuar për këtë përballje të madhe. Synimi i “Djallit” është fitorja, që do t’i jepte një trofe me rëndësi në fund të sezonit, klubit dhe tifozëve që kanë hequr mjaft. Për më tepër që do të mundej një rival si Juventusi, që nga ana e tij kërkon dopietë titujsh.

Por ndërsa të gjithë janë të përqendruar te sfida e nesërme, Gianluigi Donnarumma nis sërish që të trazojë ambientin kuqezi. Më saktë e ardhmja e portierit 19 vjeçar, i cili konsiderohet si pasardhësi i Gianlugi Buffon-it. Shumë klube e duan talentin, por të paktë janë ata që mund ti lejojnë vetes që ta blejnë. Në Francë janë të bindur se tashmë ka një akord mes përfaqësuesve të të riut dhe klubit të PSG-së.

Madje ka pasur një takim në ditët e fundit mes menaxherit të tij Mino Raiola dhe drejtorit sportiv të parisienëve, Antero. Të dyja palët biseduan në hotelin “Peninsula” në kryeqytetin spanjoll. Madje drejtuesi i parisienëve takoi edhe familjarët e 19 vjeçarit, e nga ky takim ai u largua me një kontratë paraprake të firmosur.

Por që operacioni të realizohet nga do të jetë e lehtë, për shkak të Fair Play-t financiar. Të dyja plakët kanë probleme në lidhje me këtë çështje. E sikur kjo të mos mjaftonte, një pengesë tjetër është gardiani i PSG-së, Alphonse Areola, i cili gjithashtu është klient i Mino Raiola-s.

E pavarësisht kësaj, frika ngelet. Madje gjithnjë ka qenë. Donnarumma në këtë sezon shpesh herë ka krijuar pështjellim te “Djalli” sa i përket të ardhmes së tij. Edhe pse është ndër më të paguarit, prapë nuk po gjen qetësi. Dhe kjo situatë sigurisht që tifozëve nuk u pëlqen, pasi prish qetësinë. Për më tepër, një Milan që pretendon të luajë në Evropë vitin e ardhshëm, nuk mund t’i lejojnë vetes që t’u ikë një prej shtyllave të ekipit./EDS/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ilir Daja tregon dëshirat e fundit të merkatos

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, është besimplotë se me afrime të tjera në ekip gjendja mund të jetë akoma edhe më e mirë. Numri një i pankinës së Skënderbeut, në një prononcim të dhënë para disa ditësh për “Panorama Sport” zbuloi se çfarë pret nga pjesa përmbyllëse e merkatos.

Daja me sa duket e kishte planifikuar ardhjen e dy lojtarëve nga Gana, pasi ai pohoi se priste që ekipi të përforcohej në mbrojtje dhe mesfushë.

“Përtej faktit që e dimë se cila është pozita jonë në këtë moment, mund të them se ekipi ka nevojë për afrime. Ne kemi pikat tona ku na duhen plotësime lojtarësh dhe për më tepër cilësorë, për të qenë gati. Mund të them se mbrojtja dhe mesfusha janë repartet ku jemi në emergjencë për momentin, pasi nuk kemi shumë alternativa loje.

Gjithsesi, i takon klubit të bëjë zgjedhjet e veta. Unë, nga ana ime, kam kërkuar afrimet me qëllim që fillimi i sezonit të na gjejë gati dhe të barabartë në fushë me ekipet e tjera pretendente për këtë sezon. Ka ende ditë deri në mbylljen e merkatos dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë më mirë”, u shpreh trajneri Daja.

Skënderbeu e nis sezonin e ri në shtëpi, ku të shtunën pret Flamurtarin, skuadër të cilën trajneri Daja e drejtoi në sezonin e shkuar. Të dyja ekipet i kanë nisur me vonesë përgatitjet sezonale, por vlonjatët për shumë arsye ndihen inferiorë, pasi akoma nuk mund të quhen skuadër, për vetë peripecitë që po kalon Flamurtari.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo?/ Dilemës së madhe i jep fund shkenca

Publikuar

-

Messi apo Cristiano Ronaldo? Është pyetja e cila kurrë nuk do të ketë një përgjigjje të saktë. Megjithatë, për të provuar se kush nga dy futbollistët është më i mirë, është kryer një studim shkencor i cili drejton gishtin nga ylli argjentinas, Lionel Messi.

Studimi është realizuar mbi bazën e të gjitha ndeshjeve nga viti 2013 deri në vitin 2018, ku përfshihen gjuajtjet, pasimet, driblimet e gjithçka që një lojtar bën në sulm apo në mbrojtje.

Ylli i Barcelonës ka dalë fitimtar me një koeficient 1,21 karshi portugezit, që është ndalur në 0,61.

Studimi, i kryer nga një universitet belg, del në përfundimin që Leo Messi ka më shumë ndikim në skuadër sesa CR7.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Zyrtare/ Federata spanjolle dënon “Topin e Artë”

Publikuar

-

Luka Modric do të mungojë për Realin në ndeshjen e të shtunës kundër Valladolidit.

Mesfushori kroat është dënuar me një ndeshje moslojë nga Federata Spanjolle pas kartonit të kuq në ndeshjen kundër Celta Vigos, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj kundërshtarit.

Gjithashtu, fituesi i “Topit të Artë” do të paguajë një gjobë prej 600 eurosh, ndërsa klubi madrilen 300 euro.

Në Madrid janë të lumtur me këtë dënim minimal, pasi kroati mund të ishte dënuar edhe më shumë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE