Connect with Us

Alisson: E ardhmja? Vendos para Botërorit

Sport

Alisson: E ardhmja? Vendos para Botërorit

Publikuar

-

Portieri i Romës, Alisson Becker është nga më të kërkuarit në këtë merkato dhe e ardhmja e tij duket larg Romës. Gardiani brazilian është gati për hapin e madh në karrierë dhe këtë gjë e pranoi dhe vetë.

I pyetur në lidhje me të ardhmen e tij, Alisson u shpreh: “Momentalisht, nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë. Luajta 90 minuta me Brazilin dhe Botërori është shumë pranë. Vëmendja ime është e fokusuar vetëm tek kombëtarja. Gjithsesi, për të ardhmen time do të vendos para Botërorit. Jam shumë krenar që skuadra si Real Madrid e Liverpool interesohen për mua”,- tha portieri brazilian.

Roma nuk dëshiron që të heqë dorë nga numri 1 i tyre, por në rast se vjen oferta e duhur, nuk kanë ndërmend ta mbajnë Alisson-in në skuadër. Deklarata e numrit 1 të Brazilit ka qenë një sinjal pozitiv për Real Madrid e Liverpool, skuadra këto që kërkojnë me ngulm shërbimet e Alisson./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: