Connect with Us

Dikur luante me baballarët e tyre në Serie A/ Tani Buffon vazhdon të luajë akoma, por me djemtë e tyre

Sport

Dikur luante me baballarët e tyre në Serie A/ Tani Buffon vazhdon të luajë akoma, por me djemtë e tyre

Publikuar

-

Po flasim për një legjendë, për të madhin, Gianluigi Buffon. Edhe pse 39-vjeçar, Buffon vazhon të luajë akoma dhe madje të tregojë nivel të lartë.

Ish-kolegët e tij të dikurshëm kanë kohë që e kanë lënë futbollin, ai jo. Madje me disa prej ish-kolegëve të tij që i ka pasur shokë ekipi, ose kundërshtarë, sot Buffon vazhdon ta bëjë këtë gjë, por me djemtë e tyre.

Timothy Weah- Djali i George Weah

Në vitin 1995, kur ishte 17 vjeç, Buffon debutoi pikërisht kundër Milan ku luante George Weah. 23 vjet më vonë, në ndeshjen e tij të parë me fanellën e PSG, luan në formacion djali i George, Thimothy, i cili edhe arin të shënojë.

Justin Kluivert- Djali i Patrick Kluivert

Justin Kluivert ka lënë menjëherë një përshtypje të mirë në Serie A, duke dhënë asitin për golin e shënuar nga Edin Dzeko në Torino. Buffon ka vetëm një mundësi për t’u përballur me djalin e Patrick, që nuk është edhe aq e pamundur: quhet short i Champions League, pas rreth dhjetë ditësh.

Giovanni Simeone- Djali i Diego Simeone

Giovanni Simeone, tanimë një sulmues i afirmuar i Fiorentina, i shkoi edhe shumë pranë realizimit të ëndrrës, një goli ndaj Buffon. E pati disa herë mundësinë, si ndodhte edhe me babanë e tij Diego në të kaluarën, por Gigi i ka mbyllur portën me fanatizëm.

Marcus Thuram- Djali i Lilian Thuram

Në ndeshjen e fundit mes Guingamp dhe PSG, portieri italian e ka shkëmbyer fanellën me Thuram. Nuk bëhet fjalë për shokun e tij të skuadrës te Parma dhe te Juventus, me të cilin ka fituar trofe dhe i ka shkuar shumë pranë suksesit në Champions, por flitet për djalin Marcus, sulmues premtues i ekipit francez. Një përqafim që bëri xhiron e botës, duke ngjallur shumë nostalgji. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Kaos te Barcelona, e pëson keq dhe Rei Manaj

Publikuar

-

Nga

Pas një sërë diskutimesh, duket se Barcelona ia ka dalë të bindë Mesin me shokë për reduktimin e pagesave në këtë kohë kriz për shkak të Koronavirusit, ndërsa pjesën e mbetur do e marrin kur situata të qetësohet. Ndërkohë  nga Spanja raportohet se diçka e tillë do ndodhë për gjithë klubin, duke përfshirë edhe ekipin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Ermir Lenjani tregon padrejtësinë e turpshme që i bënë në Zvicër për shkak të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Ermir Lenjani do të bënte bujë përpara disa ditësh, pasi do të largohej nga Sioni së bashku me 8 lojtarë të tjerë. Kjo pasi futbollistët nuk pranuan uljen e rrogave dhe presidenti Christian Constantin mori masën më ekstreme. Por çfarë ndodhi realisht? Një padrejtësi mund të thuhet se i është bërë këtyre lojtarëve, ndërsa vërtet […]

LEXO TE PLOTE