Sport
Plas te ekipi i Tiranës/ Ze Maria përjashton yllin e ri

Nuk kanë fund telashet për ekipin e Tiranës. Trajneri brazilian, Ze Maria, ka përjashtuar futbollistin, Albi Doka, i cili do të mungojë në fundjave kundër Kukësit.
Dënimi ka ardhur pas reagimit të Dokës kur u zëvendësua ndeshjen e fundit nga trajneri kundër Teutës.
Doka reagoi ashpër pas daljes nga fusha duke u drejtuar menjëherë drejt dhomave të zhveshjes, gjë që nuk i pëlqeu aspak trajnerit, i cili e kritikoi publikisht në media pas takimit.
Në vend të Dokës, pritet të luajë Kërçiku. Kështu Tirana nuk do të ketë një nga futbollistët e saj kryesor për ndeshjen e vështirë ndaj Kukësit.
Ajo që nuk dihet akoma është sa do të zgjasë dënimi i Albi Dokës nga Ze Maria, vetëm për ndeshjen e rradhës apo do të jetë më shumë. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania