Sport
Gol shqiptarësh te Arsenali/ Festohet me shqiponjë

Mbyllet pjesa e parë 1-1 në ndeshjen mes Cardiff dhe Arsenal. Miqtë kaluan të parët në avantazh, pas kombinimit perfekt të futbollistëve shqiptarë, Xhaka & Mustafi.
Goli i qendërmbrojtësit shqiptar erdhi në minutën e 11-të të ndeshjes pas krosimit nga goditja e këndit nga Granit Xhaka.
https://www.dailymotion.com/video/x6t00cx
Mustafi u tregua i saktë në goditjen me kokë duke e çuar topin në rrjetë. Ai e festoi duke bërë gjestin e shqiponjës. Vendasit e Cardiff barazuan rezultatin në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë më anë të Camarasa. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania