Sport
Dorëzohen Xhaka & Shaqiri për festimin me “shqiponjë” ndaj Serbisë/ Do të isha budalla, nëse do ta bëja përsëri

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë qenë në qendër të debateve kohët e fundit në Zvcirë, pas festimit të tyre me “shqiponjë” në fitoren 2-1 në Botëror kundër Serbisë.
Një gjest që ka shkaktuar shumë polemtika, debate, aq sa Xhaka dhe Shaqiri më në fund janë dorëzuar dhë kanë kërkuar falje. Në hotelin ku është grumbulluar kombëtarja e Zvicrës për fidat e radhës në Ligën e Kombeve është mbajtur një konferencë për shtyp me trajnerin Vladimir Petkoviç, – njofton tabloidi i njohur helvet, “Blick”.
Granit Xhaka thotë: “Do të isha budalla, nëse do ta bëja përsëri. Nuk do të ndodhë më”. Stephan Lichtsteiner shton: “Kërkoj falje, nuk dua t’i hap probleme askujt”. Edhe Xherdan Shaqiri ishte në këtë linjë, edhe pse me ironi: “Sigurisht, kërkoj falje, nëse njerëzit ndihen të sulmuar, duke parë ndeshjen nëpër male…” /CNA.al