Connect with Us

Flet shqiptari që e njeh më mirë se kushdo tjetër/ Ju tregoj sekretet e Skocisë

Sport

Flet shqiptari që e njeh më mirë se kushdo tjetër/ Ju tregoj sekretet e Skocisë

Publikuar

-

Ish-futbollisti i kombëtares , Rudi Vata, ka folur së fundi për kundërshtarin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Skocia. Shkodrani e njeh mirë atë vend, pasi ka luajtur atje dikur për ekipin e Celtic. Në një intervistë për Telesport, Rudi Vata ka folur për sekretet e Skocisë, për transferimin e Eros grezda te Rangers, e ardhmja e Panuccit dhe gjithçka tjetër në lidhje me këtë ndeshje.

Profesor, si e komentoni lëvizjen e Grezdës në kampionatin skocez me Rangers?
Mendoj se Grezda ka bërë një lëvizje shumë të mirë duke firmosur me Rangers. Një klub i madh, me traditë dhe me vlera të mëdha në futbollin britanik.
A mendoni se mund të bëjë protagonistin në futbollin skocez dhe të përshtatet shpejt?
Erosi i ka mundësitë të bëhet protagonist në futbollin skocez me ekipin e Rangers-it. Në të njëjtën kohë jam kureshtar ta shoh se si do të përshtatet në Skoci. Këtu nuk është një futboll i lehtë, por mjaft agresiv dhe fizik. Shpresoj të përshtatet shpejt dhe të bëjë mirë.
A mund të pyesim nëse një ish-lojtari të Celltik-ut iu mor mendimi për Grezdën nga rivalët e Rangers-it, apo është shumë naive?
Nuk jam pyetur nga askush në lidhje me vlerat e futbollistit Grezda. Nuk është diçka normale që një klub si Rangersi të pyesë ish-lojtarin e Celltik-ut, apo një lojtar i Celltik-ut të flasë me drejtuesit e Rangers-it për afrimin e ndonjë lojtari. Diçka që nuk ndodh kurrë. Pra, nuk kam patur asnjë kontakt me asnjë drejtues të Rangers-it që është marrë me transferimin.
Kombëtarja luan me Izraelin dhe Skocinë. A mund të marrim rezultate pozitive në këto ndeshje?
Janë dy ndeshje që mund të na japin vlerë si kombëtare, pasi janë me dy kundërshtarë përafërsisht të njëjtë me kombëtaren tonë. Mund të merren dy rezultate pozitive, pavarësisht se mendoj se kjo kombëtare është më e dobët se ajo e evropianit të Francës. Ritmi ka rënë, nuk ka të njëjtin personalitet. Ndeshjet e  fundit shpresoj të kenë qenë thjesht miqësore. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të kemi një fytyrë tjetër, më shumë impenjim, se nëse kemi të njëjtën paraqitjet nuk do të shkojmë askund. Shpresoj të bëjmë mirë në këto dy ndeshje dhe të kemi mundësinë të jemi pjesë e Europianit të 2020.
E njihni mirë Skocinë. A mund të na tregoni pikat e dobëta të saj?
Skocia nuk mund të konsiderohet një skuadër e një niveli të lartë. Luan futboll të shpejtë dhe agresiv, është një ekip që mund të pësojë gola në qendër. Në rast se Shqipëria mendon të luajë në mbrojtje do t’u japë mundësi skocezëve të na ndëshkojnë, në rast se Shqipëria tenton të provokojë mbrojtjen e tyre, jam i sigurt se do të kemi mundësi të shënojmë. Lojtarët e qendrës së mbrojtjes të Skocisë nuk janë të një niveli të lartë, por janë të avashtë. Nga natyra skocezët luajnë me shumë pasion, me shumë dëshirë, e vlerësojnë fanellën e ekipit kombëtar. Tifozët janë të zjarrtë. Mendoj se do të jetë sfidë interesante duke qenë se do të jetë hera e parë që këto skuadra luajnë me njëra-tjetrën.
Panucci, emri i duhur për Shqipërinë?
 Kam mëdyshje për Panuccin. Ai nuk është De Biasi. Ky i fundit ka qenë një strateg dhe psikolog shumë i fortë për ekipin kombëtar. Jam i sigurt se dy ndeshjet e radhës kundër Izraelit dhe Skocisë janë testet e vërteta për Panuccin. Ne do të kuptojmë a është Panucci trajneri i duhur, apo është po aq cilësor sa të na çojë në Europian. Duhen pritur dhe këto dy ndeshje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: