Connect with Us

Futbollistin që të gjithë e tallin te Franca/ Deschamps: Ky lojtar na duhet shumë, është kritikuar padrejtësisht

Sport

Futbollistin që të gjithë e tallin te Franca/ Deschamps: Ky lojtar na duhet shumë, është kritikuar padrejtësisht

Publikuar

-

Didier Deschamps përshëndeti Olivier Giroud, që i dha fund thatësirës së tij të golit, teksa sulmuesi shënoi dhe i siguroi kombëtares së tij fitoren 2-1 ndaj Holandës, në Ligën e Kombeve. 31-vjeçari është tani golashënuesi më i mirë i Francës në histori, me 32 gola në emër të tij, ndërsa trajneri Deschamps e vlerësoi ngrohtësisht si një interpretues vetëmohues.

“Unë jam shumë i lumtur për Olivier Giroud, – tha trajneri i kampionëve të botës. – Ai është shumë i dobishëm për ne dhe na ka dhënë fitore. Giroud shpesh kritikohet padrejtësisht. E përsëris, ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën, na duhet shumë”.

“Stade de France” mundi të shijojë fitoren në ndeshjen e parë të zhvilluar në shtëpi, pas triumfit të “gjelave” në Botërorin e Rusisë. “Ka një atmosferë të mrekullueshme, që do të vazhdojë, – shtoi Deschamps. – Ishte ndeshja e parë në “Stade de France”, pas Kupës së Botës. Duke pasur këtë mbështetje nga të gjithë njerëzit e pranishëm, ne e kishim për detyrë të fitonim. Tifozët besoj se e shijuan atë”. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Sport

Fiton PSG/ Di Maria, Mbappe dhe Icardi shënojnë 4 gola dhe dhurojnë spektakël

Publikuar

-

PSG ka fituar 1-4 në Nice në ndeshjen e javës së 10 për Ligue 1. Fillimisht ishte Di Maria që shënoi dy gola për 5 minuta, 15′ dhe 20′. Njëri më i bukur se tjetri. Përveç finalizimit perfekt nga argjentinasi, edhe asistet e Icardit dhe Meunier ishin të një klasi të lartë. Di Maria has […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Tension Rusi-Kosovë, UEFA merr vendimin drastik

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, UEFA ka njoftuar ditën e sotme, se Komisioni i Emergjencave, ka marrë vendimin për të shmangur ndeshjet mes Kosovës dhe Rusisë. Ekipet Kombëtare, por gjithashtu edhe ekipet e kampionateve, nuk do të lejohen të ndeshen mes tyre në çdo kompeticion të organizuar nga UEFA. “Duke marrë parasysh rreziqet e sigurisë në […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Dikur e kërkonte gjithë bota/ Nuk e merrni me mend se te cili ekip ka përfunduar sot ‘ylli’ i madh i Milanit

Publikuar

-

Dikur cilësohej si e ardhmja e Milanit dhe e Italisë, por karriera e Hachim Mastour morri një rrjedhë të çuditshme. Kur Mastour ishte 14 vjeç ngjalli interesimin e shumë klubeve të mëdha si Juve, Barcelona, City dhe Real Madrid, pasi u bë i famshëm përmes videove në YouTube, ku demonstronte aftësitë e tij me topin. […]

LEXO TE PLOTE