Connect with Us

Nga Ronaldo tek Marcelo/ Këta janë 18 yjet e Realit që rrezikuan burgun prej mashtrimit

Sport

Nga Ronaldo tek Marcelo/ Këta janë 18 yjet e Realit që rrezikuan burgun prej mashtrimit

Publikuar

-

Marcelo përmbyll për momentin një listë të gjatë të “madridistas” (madrilenëve), deri në 18 vetë, të cilët kanë pasur probleme me Thesarin në Spanjë. Kështu shkruan në numrin e sotëm gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”. Pra, kanë fshehur të ardhurat dhe kanë bërë evazion fiskal. Anësori brazilian i Real Madridit ka pranuar një dënim prej katër muajsh burg dhe pagesën e 753.624 eurove për mashtrimin e Thesarit, sipas “El Mundo”.

Në fakt, ky është vetëm rasti i fundit në këtë drejtim, që përfshin madrilenët (lojtarë e drejtues aktualë, apo ish) në probleme gjyqësore, si pasojë e mashtrimit financiar në Spanjë. Kryesisht bëhet fjalë për shmangie të tatimin mbi të drejtat e tyre të imazhit.

Ndryshe nga lojtarët e tjerë në një situatë të ngjashme, Marcelo menjëherë e njohu fajin e tij dhe do të paguajë gjobën e mashtrimit, plus 66.340 euro interes për pagesa të vonuara. Të tjerë ish-bashkëlojtar të tij te Real Madridi, si Cristiano Ronaldo, ishin në pozita të tilla delikate, me gjyqe të hapuara dhe kërcënimin për burg.

Po nga radhët e Real Madridit, kolumbiani James Rodriguez pati probleme të tilla me Thesarin Spanjoll. Ai u detyrua të paguajë një tjetër gjobë të madhe prej 11.6 milionë euro, ashtu si ish-trajneri i “Los Blancos”, Jose Mourinho. Ky i fundit pranoi dënim me burgim për një vit dhe kryerjen e dy krimeve fiskale, që bartin mashtrimin prej 3.3 milionë euro.

Edhe trajneri i njohur portugez bëri marrëveshje me organet tatimore spanjolle, duke paguar 4 milionë euro në formë gjobe, shumë e cila tashmë është disbursuar. Luka Modric, nga ana tjetër, i pagoi Thesarit Spanjoll rreth një milion euro për të shmangur një dënim të mundshëm me burg. Të tjerë ish-madrilenë, si Angel Di Maria dhe Fabio Coentrao ranë dakord të paguajnë Agjencinë Tatimore me 2.2 dhe 1.7 milionë euro, respektivisht, për dy vepra penale fiskale, secili.

Edhe Mesut Ozil është kapur me shkelje në këtë drejtim për dy nga sezonet e tij në Madrid, ashtu si Ricardo Carvalho, një tjetër ish-lojtar i “Los Blancos”. Ata janë dënuar me nga shtatë muaj burg, por kanë paguar rreth 544.000 euro secili, duke evituar shkuarjen në qeli.

Sidoqoftë, ata nuk janë të vetmit e të kaluarës së Real Madridit, të cilët kanë pasur probleme me Thesarin Spanjoll, si Pepe, Roberto Carlos, Mijatovic, Xabi Alonso, Casillas, Figo, Salgado dhe Suker. Target i organeve tatimore spanjolle ka qenë edhe ish-presidenti Lorenzo Sanz, për të cilin prokurori kërkoi pesë vite e gjashtë muaj burg, sepse u provua se kishte fshehur gjashtë milionë euro taksa për vitin 2008 dhe 2009. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

FOTO/ Kukësi nuk ndalon punimet për stadiumin e ri, shikoni si duket aktualisht

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht masave të ashpra kufizuese për të mbrojtur qytetarët prej koronavirusit, punimet për stadiumin e ri të Kukësit vazhdojnë, por me ritme të ngadalta. Në një njoftim të klubit verilindor bëhet me dije se ritmi i punimeve për stadiumin e ri të nënkampionëve të Shqipërisë po vazhdojnë me staf dhe orar të kufizuar. Situata e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kaos për pagat e Vllaznisë, Kryetarja e Këshillit akuzon për manipulim

Publikuar

-

Nga

Klubi i Vllaznisë është një nga të shumtët që nuk janë privatizuar dhe vazhdojnë të vuajnë keqmenaxhimin e bashkive. Prej muajsh lojtarët dhe punëtorët e klubit nuk po paguhen dhe është krijuar një situatë shumë e vështirë, në një periudhë kur paratë janë një nevojë urgjente në situatën që është shkaktuar nga përhapja e koronavirusit. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Na shoqëroi policia, ëndrra imë të luaj për…”, rrëfehet Tuci: Na thonë “banda e shqiptarëve”

Publikuar

-

Nga

Një nga të ftuarit e shumtë në emsionin “FanZone” ishte sulmuesi i Shqipërisë U-21, Indrit Tuci, i cili është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci, ku luajnë gjithashtu Uzuni, Mersinaj, Çokaj dhe Lirim Kastrati. “Për momentin, ndodhem te shtëpia ime, në Laç. Sapo kam ardhur nga Zagrebi, ku sapo ka rënë edhe tërmeti. Kontaktova […]

LEXO TE PLOTE