Connect with Us

E marta u sjell fat/ Dy futbollistët e Kombëtares shkëlqejnë në Itali

Sport

E marta u sjell fat/ Dy futbollistët e Kombëtares shkëlqejnë në Itali

Publikuar

-

Emanuele Ndoj dhe Ledian Memushaj, kanë qenë titullar në ndeshjet e radhës të Serisë B me skuadrat respektive. Kështu mesfushori Ndoj u aktivizua me Brescian për 90 minuta, duke bërë paraqitje pozitive në sfidën kundër Palermos. Takimi u mbyll me rezultatin 2-1 për Brescian që mori tre pikë të rëndësishme në kampionat, ndërsa Emanuele Ndoj ka bërë paraqitje të mirë, duke u vlerësuar pozitivisht nga mediat italiane. “Është shumë intensiv dhe dinamik në mesin e fushës. Rrezikon shumë në pjesën e parë të lojës”-shkruan Tuttomercatoweb, duke vlerësuar kështu performancën e futbollistit shqiptar me notën 6.5.

Edhe për Ledian Memushaj ka qenë një mbrëmje pozitive, madje me fat për mesfushorin, i cili u bë protagonist në fitoren e Pescara ndaj Crotone.

Në minutën 19` të takimit, Memushaj jep asistin e golit të parë, i cili shënohet nga Mancuso. Por jo vetëm kaq, pasi mesfushori kuqezi isht aktiv gjatë gjithë takimit dhe bëri paraqitje të mirë duke ndalur shumë nga aksionet e kundërshtarëve. Për këtë arsye ai ka marrë vlerësim pozitiv, si një nga futbollistët më të mirë të takimit, përfshi dhe autorin e dy golave, Mancuso.

“Përfaqësues i shkollës së vjetër. Ai lufton si një luan dhe gjuan çdo top të mundshëm, ndihmon shumë në golin e parë të Mancuso”-shkruan Tuttocalionews.it. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: