Connect with Us

Berlusconi bën goditjen e parë të madhe tek ekipi i ri/ Futbollisti që e duan të gjithë tifozët

Sport

Berlusconi bën goditjen e parë të madhe tek ekipi i ri/ Futbollisti që e duan të gjithë tifozët

Publikuar

-

Silvio Berlusconi, që sapo ka blerë skuadrën e Serisë C italiane të Monza ka vendosur t’u bëjë një dhuratë të jashtëzakonshme fansave të këtij ekipi. Presidenti kërkon të rikthejë në Itali një legjendë të Milanit, sulmuesin brazilian Kakà, lajm që konfirmohet nga e përditshmja italiane “Corriere Dello Sport”. Mediat italiane konfirmojnë se ish-presidenti i Milanit i ka bërë një ofertë sulmuesit, që u tërhoq nga futbolli në dhjetor të vitit të kaluar.

Marco Zaffaroni, një nga drejtuesit e skuadrës së Monza, u shpreh se presidenti Silvio Berlusconi ka ambicje të mëdha dhe emri i Kakà është i përshtatshëm për ta bërë këtë ekip të rëndësishëm në futbollin italian.

Kakà, tashmë 36 vjeç, do të jepte ndihmën e tij për ta ngjitur skuadrën e Monza nga Seria C në Serinë B, që e ka nisur mbarë sezonin e ri, duke i fituar të tri takimet e tri javëve të para të kampionatit. Në bisedime për ta mbyllur këtë transferim është Adriano Galliani, drejtori sportiv i Monza dhe mik i ngushtë i sulmuesit brazilian. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE