Connect with Us

Sot nuk duhet të largoheni nga TV/ A e dini se çfarë supersfidash do të luhen?

Sport

Sot nuk duhet të largoheni nga TV/ A e dini se çfarë supersfidash do të luhen?

Publikuar

-

Të gjithë tifozët e futbollit bëjnë mirë që punët që kanë për sot t’i mbarojnë paradite, sepse duke filluar nga dreka do e kenë të pamundur të shkëputen nga ekrani i TV apo i PC, varet se ku i shohin ndeshjet.

Dita e sotme na ofron supersfida të mëdha që fillojnë nga dreka e deri në mbrëmje vonë.

Në Serie A, ndeshja e parë do të jetë derbi kryeqytetas mes Romës dhe Lazios në orën 15:00. Derbi mbetet derbi, pra spektakëli është i garantuar. Në orën 18:00 do të luajnë dy ekipet favorite për titullin në Serie A, Juventus – Napoli. Darka në Serie A do të mbyllet me sfidën Inter-Cagliari, e lehtë në letër për zikaltërit por nuk përjashtohen surprizat.

Premier League fillon që në orën 13:30 me ndeshjen që nuk duhet humbur mes West Ham United dhe Manchester United. Në orën 16:00 dy sfida të lehta në letër për Cityn dhe Tottenhamin. City do të luajë në fushën e vetë kundër Brighton, ndërsa Tottenhami do të udhëtojë në fushën e Huddersfield. Ëmbëlsira për në fund, në orën 18:30, do të luhet në Londër supersfida mes Chelseas dhe Liverpoolit. Një ndeshje që premton gola, spektakël dhe emocione deri në fund.

Me humbjen e Bayern Munchen mbrëmë kundër Hertha Berlin, e gjithë vëmendja e tifozëve të Bundesligës do të jetë tek supersfida e sotme në orën 18:30 mes Leverkusen dhe Dortmund.

La Liga ka ndeshje mjaft interesante për sot, Barcelona e zhgënjyer pas humbjes në mesjavë nuk i lejohen më gabimet, prandaj pritet të fitojë ndaj një rivali aspak të lehtë si Atletic Bilbao. Ndeshja do të luhet në “Camp Nou” në orën 16:15. Në darkë duke nisur nga ora 20:45, të gjithë tifozët do të jenë të gozhduar për të ndjekur derbin e Madridit, mes Realit dhe Atletico Madrid. Një ndeshje, ashtu siç tha dhe Diego Simeone i ka të treja rezultatet brenda.

Për të gjithë tifozët e Superligës tonë, pas derbit të mbrëmshëm, sot do të luhen 4 sfida. Dy të parat në orën 15:45, Kukësi-Luftëtari dhe Kamza-Laci, dy sfidat e tjera në orën 18:45, Flamurtari-Kastrioti dhe në Durrës, Teuta-Skënderbeu. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE