Sport
Sezonin e kaluar luante me Laçin / Këtë sezon e gjithë Kroacia po flet për futbollistin shqiptar

Myrto Uzuni ka lënë shenjën e tij të pashlyeshme në Kroaci.
Sulmuesi bashkë me yllin tjetër Lirim Kastrati ishin liderët heronj në triumfin e pastër të Lokomotivës së Zagrebit ndaj HNK Goricës 3-0.
Dy nga golat mbajnë firmën e dy shqiptarëve në minutat 42 dhe 70.
Me këtë provë, ish-futbollisti i Laçit bën teknikun e Shqipërisë Christian Panucci ta konsiderojë lojtarin si kandidat seriozë në vijën e sulmit të Kombëtares së Shqipërisë, ku problemet janë të mëdha. Forma e Uzunit tregon se në të ardhmen ai ka të gjitha mundësitë të mbajë peshën e sulmit kuqezi.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania