Connect with Us

Mesfushori i talentuar largohet nga Maqedonia/ Do të luajë me Kombëtaren tonë

Sport

Mesfushori i talentuar largohet nga Maqedonia/ Do të luajë me Kombëtaren tonë

Publikuar

-

Kombëtarja e Shpresave e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të nisë shumë shpejt punën për ndeshjet e radhës eliminatore të kampionatit europian për këtë grupmoshë.

Tekniku kuqezi ka menduar dhe emrat që do të thërrasë. Në listën e përpiluar nga numri një i stolit kanë filluar të zbulohen dhe lojtarët e parë që do të përfaqësojnë Shqipërinë kundër Italisë më 11 tetor dhe transfertën e Estonisë më 16 tetor.

Një ndër prurjet e reja është Omar Imeri. Për herë të parë do të veshë fanellën kuqezi. Ai ka pranuar ftesën nga trajneri Bushi për dy ndeshjet e radhës. 18-vjeçari luan me Shkëndijen e Tetovës dhe ka fituar vëmendjen e kombëtares tonë.

Mesfushori nuk e ka për herë të parë përfaqësimin me kombëtaren, pasi më heret ka luajtur dhe për Maqedoninë. Afrimi i tij është shumë i vlefshëm, pasi fitojmë një tjetër element me vlera. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE