Connect with Us

Përfundojnë ndeshjet e Champions League/ Zhgënjejnë ekipet e mëdha

Sport

Përfundojnë ndeshjet e Champions League/ Zhgënjejnë ekipet e mëdha

Publikuar

-

Bayern Munich nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në përballjen e javës së dytë të Ligës së Kampionëve, duke barazuar 1:1 me Ajaxin në “Alianz Arena”, ndërsa Roma në shtëpi ka mundur 5:0 Voktoria Plzen.

“Bavarezët” edhe pse ishin favorit në letër, këtë nuk arritën ta dëshmojnë edhe në fushë, ku barazuan ndaj skuadrës holandeze.

Mbrojtësi Mats Hummels kaloi Bayernin në epërsi në minutën e 4’, ndërsa për Ajaxin shënoi Mazraoui në minutën e 22’.

Në anën tjetër, Roma ka mposhtur lehtësisht Viktoria Plzen, me rezultat 5:0 në stadiumin “Olimpico”.

Edin Dzeko me tri gola, Under dhe Kluivert me nga një shënuan në këtë fitore të thellë për Romën, e cila po ashtu ka arritur fitoren e parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, pas humbjes në ndeshjen e parë nga Real Madrid.

Kampionët në fuqi të Champions League kanë rënë në Moskë. Los Blancos janë mposhtur 1-0 nga CSKA me golin e vetëm të ndeshjes të shënuar që në minutën e 2’. Tre shtylla dhe shumë raste për Real, por fati nuk ishte me spanjollët këtë mbrëmje.

Ndërkohë forma jo e mirë e Manchester United vazhdon edhe në Champions League, ku “Djajtë e Kuq” nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj Valencias.

Kjo ndeshje ishte e një rëndësie të madhe për trajnerin Jose Mourinho, që i ka ditët e numëruar në krye të Manchester United.

Rezultatet e plota të ndeshjeve të sotme në Champions i keni si më poshtë. Një natë ku nuk munguan surprizat, glat e bukur dhe emocionet që di t’i dhurojë vetëm një kompeticion si Champions League. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Uzuni dhe Kastrati dhurojnë spektakël në kampionat

Publikuar

-

Nga

Lokomotiva e Zagrebit ka luajtur ditën e sotme takimin e javës së 24-t të kampionatit kroat, të cilën e fituan me shifrat 0-2 kundër Inter Zapresiç. Protagonistë në sigurimin e këtyre 3 pikëve kanë qenë edhe dy futbollistët shqiptarë, Kastrati dhe Uzuni. Sulmuesi i dardanëve do të ishte ai që do të shënonte golin e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Gol line technology”, ja stadiumi i vetëm shqiptar ku është instaluar

Publikuar

-

Nga

Futbolli i ditëve të sotme ka përqafuar gjithnjë e më shumë teknologjinë, por sërish polemikat nuk janë shmangur. Penallti, kontakte, prekje apo jo prekje të sferës, apo edhe goli po apo jo i shënuar diskutohen shumë. Mirëpo, për të paktën një gjë, në ditët e sotme siguria është më shumë sesa maksimale nëse sfera e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Legjenda e Rejnxhërs nuk i kursen lëvdatat për yllin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi i ka bërë të gjithë për vete në klubin e Rejnxhërs, në të cilin u transferua vetëm në merkaton e janarit nga Hibernian. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion dhe ndeshjet e pakta, nuk kanë qenë një pengesë për sulmuesin shqiptar i cili ka treguar aftësitë e tij duke marrë komplimente nga trajneri […]

LEXO TE PLOTE