Connect with Us

I mori 10 mijë euro për baste/ Ja si mashtroi ish-presidentja e ekipit të Superligës

Sport

I mori 10 mijë euro për baste/ Ja si mashtroi ish-presidentja e ekipit të Superligës

Publikuar

-

Me premtimin se paratë do t’i luante në Angli me baste të sigurta, ish-presidentja e klubit sportiv “Kastritoti” Anisa Hysa, i zhvati 10 mijë euro, nipit të kolegut të saj, Fehmi Meziu, administrator i ekipit “Korabi” Gjithcka nisi në fushën e blertë në 2016, kur dy ekipet e kategorisë së parë asokohe, stërviteshin në të njëjtin kompleks në Pezë Helmës. Fehmi Mziu shoqërohej nga nipi i tij, Arjani, kur u takua me rivalen e tij, Hysa. 32-vjecarja dhe Arjan Mziu, diskutuan të bënin biznes bashkë dhe për këtë arsye u takuan disa herë radhazi.

Nipi i administratorit të Korabit, mesa duket është bindur nga premtimet që i kishte bërë 32-vjecarja e për këtë arsye i jep cash 10 mijë euro, me qëllim që të luheshin në baste dhe duke qenë së flitej për ndeshje të sigurta, pra rezultate të paracaktuara, fitimi do të ishte i sigurt.

Por jo cdo gjë ka shkuar sipas parashikimeve. Ndonëse i jep cash shumën e kërkuar nga drejtuesja e Kastriotit të Krujës në atë kohë, Arjan Mziu nuk merr asnjë lek mbrapsht dhe menjëherë i lind dyshimi se kishte rënë pre e mashtrimit.

Pasi dështon në tentativat për të marrë lekët e tij, ai kërkon edhe ndihmën e xhaxhait, përmes të cilit e njohu Anisa Hysën. Pas disa takimesh me 32 vjecaren, e cila kërkonte kohë për t’i kthyer paratë, administrator i Korabit dorëzohet dhe vendosi të ndjekë cështjen në rrugë ligjore. Në komisariatin numër 4 Anisa Hysa denoncohet për mashtrim nga vëllai i të dëmtuarit pasi vetë Arjan Mziu ndodhej jashtë vendit, i sëmurë.

Pas disa muajsh hetime, prokuroria dërgoi dosjen në gjykatën e Tiranës, ku Anisa Hysa akuzohet dhe po gjykohet në gjendje të lirë për akuzën e mashtrimit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE