Connect with Us

Berlusconi vë kushte tek ekipi i ri/ Futbollistë me flokë të rregullta, pa mjekër dhe pa…

Sport

Berlusconi vë kushte tek ekipi i ri/ Futbollistë me flokë të rregullta, pa mjekër dhe pa…

Publikuar

-

Me fanellën e Monzës me numrin 1 në dorë, Silvio Berlusconi ka folur për herë të parë për skuadrën më të re në pronësi të tij, që aktualisht militon në Serinë C italiane.

Ish presidenti i Milanit u rikthye në botën e futbollit, duke përfunduar javën e kaluar blerjen e skuadrës së Monzës, dhe duke emëruar si Administrator të Deleguar të njëjtin që kishte në punë edhe te Milani, Adriano Gallianin.

Duke folur për atë që ka në mendje të bëjë me Monzën, tashmë në pronësi të tij, Berlusconi ka thënë se kjo skuadër do të jetë e mbushur me të rinj, italianë, që do të jenë shembull korrektese dhe jo vetëm, për të gjithë të rinjtë në botë.

“Po mendojmë për një grup të përbërë vetëm nga futbollistë italianë dhe kryesisht të rinj në moshë. Kushti i parë do të jetë që ata të kenë model të rregullt flokësh dhe këtë do t’ua ofrojmë falas në një parukeri të Monzës, ndërsa do të jenë të ndaluara mbajtja e mjekrës dhe tatuazhet në trup. Duam që lojtarët tanë të jenë shembull i korrektesës, të kërkojnë falje sa herë që shkaktojnë faull, të trajtojnë arbitrat si zotërinj të vërtetë, t’u shtrëngojnë dorën kundërshtarëve pas çdo ndeshjeje dhe pse jo, të mund t’i shërbejnë sa më shumë edhe përfaqësueses italiane në të ardhmen”, deklaroi Berlusconi.

Natyrisht që kjo tërësi rregullash duket thuajse e pamundur për t’u ndjekur nga të rinjtë e sotëm, por duke qenë se vetë Monza është një bast i Berlusconit, atëherë pse të mos jenë edhe këto rregulla, një sfidë për ish drejtuesin e lavdishëm të Milanit. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE