Connect with Us

Akuzat për përdhunim ndaj Ronaldos/ Shfaqet vajza që futi në telashe Berlusconin

Sport

Akuzat për përdhunim ndaj Ronaldos/ Shfaqet vajza që futi në telashe Berlusconin

Publikuar

-

“E di që jam i pafajshëm, ndaj jam shumë i qetë”. Cristiano Ronaldo, që ndodhet me pushime sipas lejes që i ka dhënë klubi lojtarëve në sajë të ndërprerjes së kampionatit si pasojë e impenjimeve të kombëtareve, i përgjigjet kështu atyre që e pyesin për skandalin seksual në të cilin është përfshirë.

Gjithmonë sipas Tuttosport, avokatët e portugezit (ato që kanë mbrojtur edhe Mike Tyson, apo aktorin Leonardo di Caprio), janë duke punuar për të hedhur poshtë akuzat për dhunë seksuale, pra përdhunim.

Avokatët e Kathryn Mayorga, vajza që akuzon CR7 për dhunë seksuale në vitin 2009, pas një takimi në një klub nate, premtojnë se brenda këtyre ditëve do të furnizojnë dokumente të tjera te policia e Las Vegasit, që po heton mbi këtë çështje.

Ndërkohë, The Sun pasuron këtë çështje me një tjetër emër. Ruby Rubacuori, që ka marrë 4 mijë dollarë për të kryer marrëdhënie seksuale me Ronaldon, kur ishte 17 vjeç. Gjithësesi, tabloid anglez nuk sqaron nëse bëhet fjalë për një nga gratë që akuzojnë Ronaldon.

Kujtojmë që Ruby është edhe vajza e cila u bë e famshme pasi ish-presidenti i Milanit dhe ish-kryeministri i Italisë, në kohën kur udhëhiqte vendin, e kishte paguar për të qenë escortë, pra shoqëruese, në festat private që organizoheshin në vilën e tij. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE