Connect with Us

Tronditen gjermanët/ Kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë për “Topin e Artë”

Sport

Tronditen gjermanët/ Kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë për “Topin e Artë”

Publikuar

-

Prestigjiozja franceze “France Football” publikoi gjatë ditës së djeshme listën me 30 futbollistët e nominuar për të fituar “Topin e Artë 2018”, çmimin më prestigjioz individual.

Prej 10 edicionesh, ky trofe prestigjioz është fituar vetëm nga dy futbollistë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, me nga 5 “Topa të Artë” secili, ndërsa këtë vit janë rritur pritshmëritë që hegjemonia e tyre të prishet.

Kjo pasi ka qenë pikërisht kroati Luka Modriç, ai që ka fituar çmimet “Lojtari më i mirë i Vitit”, si nga UEFA, ashtu edhe nga FIFA, ndërsa këtë herë është gjithashtu në listën e të nominuarve për të fituar edhe “Topin e Artë”.

Përveç Modriç, kandidatë potencialë që mund të thyejnë hegjemoninë e dyshes Messi-Ronaldo, janë edhe francezët Kylian Mbappe dhe Antoinne Griezmann, të cilët ishin protagonistë në Botërorin e fituar në Rusi dhe për më tepër, kanë një rol të rëndësishëm në skuadrat respektive.

Lista prej 30 futbollistësh të nominuar është ekskluzivitet i revistës “France Football”, ndërsa fituesi do të shpallet nga votat e një jurie ndërkombëtare, prej 173 gazetarësh (nga një për çdo shtet), të cilët e bazojnë votën e tyre në bazë të trofeve të fituar, kualitetit dhe karrierës së lojtarëve.

Bie në sy se në listën prej 30 futbollistësh nuk ka asnjë gjerman. Dështimi në Botëror duket se ka ndikuar që si asnjëherë tjetër më parë nga Gjermania të mos ketë asnjë kandidat për “Topin e Artë”. /CNA.al

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Zbulohet shkaku i vërtetë/ Ja pse Mbappe nuk luajti asnjë minutë ndaj Shqipërisë

Publikuar

-

Franca fitoi mbrëmë 0-2 ndaj Shqipërisë në ndeshjen e parë në stadiumin e ri “Air Albania Stadium”, por të fundit për eliminatoret e Euro 2020. Në formacionin plot me yje të Francës ra në sy mungesa e Kylian Mbappe, i cili në fakt ishte projektuar titullar për këtë ndeshje, por nuk luajti asnjë minutë. Mediat […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Reja: Grupi i De Biazit duhet rinovuar, po fus ende lojtarë të rinj në kombëtare

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, foli për “Rtsh” pas humbjes në ndeshjen me Francën. Në vija të përgjithshme, Reja u shpreh i kënaqur me këto eliminatore, por u shpreh se duhen futur akoma lojtarë të rinj. Ai u shpreh se moduli me 3 mbrojtës, nuk është në tërësi mbrojtës për ekipin, por i lejon të […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Skandali i FSHF-së, nuk i çon ftesë legjendës së komentimit në futbollin shqiptar

Publikuar

-

Nga

FSHF kishte menduar të ftonte shumë personazhe mbrëmjen e sotme në inaugurimin e “Air Albania Stadium”, por mesa duket një biletë e ka harruar për gazetarin dhe komentatorin, Kosta Grillo. Në një reagim në “Facebook”, Grillo shpreh indinjatën e tij për një mungesë ftesë. “Miqtë e mi, meqenëse kam komentuar më tepër se cilido komentator […]

LEXO TE PLOTE