Sport
Supersfida e Ligës së Kombeve, Kroaci-Angli do të luhet pa tifozë/ Ja cila është arsyeja

Sonte zhvillohet ndeshja mes Kroacisë dhe Anglisë në kuadër të kompeticionit më të ri europian, Liga e Kombeve.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “HNK Rijeka” por do të jetë me dyer të mbyllura pa tifozë. Përkundër kësaj me qindra tifozë anglez kanë udhëtuar drejt Kroacisë, për ta ndjekur ndeshjen jashtë stadiumit.
Arsyeja se pse nuk do të ketë tifozë është se UEFA në vitin 2016 kishte dënuar Kroacinë me dy ndeshje pa tifozë pas incidenteve në ndeshjen kundër Italisë.
Ndeshja e radhës e Kroacisë si vendase do të jetë në nëntor kundër Spanjës dhe do të jetë e hapur për tifozët. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania