Connect with Us

Dëmtohet portieri i kombëtares para ndeshjes me Izraelin/ Panucci befason me vendimin e tij

Sport

Dëmtohet portieri i kombëtares para ndeshjes me Izraelin/ Panucci befason me vendimin e tij

Publikuar

-

Grupi i trajnerit Christian Panucci ka pësuar një tjetër largim, pasi portieri Alban Hoxha është detyruar të lërë kampin stërvitor. Portieri i tretë i kombëtares ka pësuar një dëmtim që e konfirmon në sajtin zyrtar dhe FSHF. Në informimin e mediave, zyra e shtypit e Federatës bën me dije se vendin e portierit të Partizanit do ta zërë portieri i shpresave, Elhan Kastrati.

“Një tjetër zëvendësim i detyruar për shkak të probleme fizike në radhët e ekipit kombëtar të futbollit. Portieri Alban Hoxha është dëmtuar dhe nuk mund të udhëtojë sot me skuadrën drejt Izraelit. Në këtë situatë, trajneri i ekipit kombëtar Christian Panucci ka thërritur menjëherë ti bashkangjitet skuadrës, portierit të ekipit kombëtar U-21, Elhan Kastrati i cili pritet për pak ti bashkohet skuadrës për ndeshjen zyrtare në Izrael.

“Skuadra udhëton sot drejt Tel Avivit rreth orës 15.30. Në orën 19.45 (ora lokale) të ditës së sotme do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit të skuadrës me kapitenin e ekipit”, – shkruhet në njoftimin e FSHF-së. Interesant është fakti se trajneri Panucci ka thirrur me urgjencë portierin Kastrati. Ky i fundit ishte titullar në ndeshjen e kaluar të shpresave, pasi portieri i parë Selmani ishte i dëmtuar.

I çuditshëm vendimi i Panuccit, pasi “injoron” krejtësisht Shpresat dhe nuk i jep aspak vlerë ndeshjes zyrtare që kjo grupmoshë do të luajë kundër Estonisë më 16 tetor. Numri një i stolit mund ta zgjidhte shumë mirë me grumbullimin e një emri tjetër, Koliçi ka qenë pjesë e përfaqësues dhe për nga meritokracia, eksperienca apo dhe minutat e lojës i takon më shumë se Kastratit. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE