Connect with Us

Mos e beso po deshe!/ Refuzon Shqipërinë dhe Kosovën, zgjedh Serbinë

Sport

Mos e beso po deshe!/ Refuzon Shqipërinë dhe Kosovën, zgjedh Serbinë

Publikuar

-

Nëse do t’i thoje një shqiptari të Kosovës në vitin 1999 se pas 19 vitesh një futbollist nuk do të pranonte kombëtaren e Shqipërisë për të luajtuar për Serbinë (përfaqësuesja e Kosovës ishte një ëndërr e largët në ato vite) mbase nuk do të të kursente plumbin! Megjithatë, jetojmë në një realitet tjetër dhe në një kohë krejt të ndryshme, paqeje të detyruar, fatmirësisht.

E në këtë atmosferë të acaruar në ajër, na del një djalosh, Arton Zekaj, që braktis Shqipërinë dhe Kosovën për të nderuar fanellën e Serbisë!

Rast grotesk, por i vërtetë! Mesfushori 18-vjeçar ka lindur në Beograd. E ka nisur karrierën e tij te Partizani i Beogradit dhe duket se është ushqyer me të njëjtën frymë si çdo banor tjetër i shtetit fqinj. Mbase ka mësuar dhe historinë e padrejtësisë se si Serbisë iu hoq me forcë një pjesë e territorit. Përndryshe, nuk do të kishte asnjë mundësi tjetër dhe asnjë motiv që një shqiptar i Kosovës të përfaqësojë Serbinë! Tmerr!

Lojtari i datëlindjes 2000, bëri hapin e madh në karrierë, pasi kaloi nga kampionat serb i futbollit te gjigantët e Lilles në Francë. Francezët paguan 300.000 euro për shërbimet e tij. 260.000 mijë për Partizanin e Beogradit si taksë e formimit dhe 40 mijë për ekipin e Sopot Beograd, ku luajti në sezonin para se të transferohej në klubin francez.

Zekaj është grumbulluar rregullisht nga kombëtaret U-15, U-16 dhe U-17 të Serbisë. Ai është lojtar i rëndësishëm, pasi ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit me këtë skuadër. Sa krenare do të jetë familja e tij, shumë… E ka ushqyer me vlera dhe me tradita shqiptarësh! Sidomos tani që ka refuzuar dhe Shqipërinë e Kosovës!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: