Connect with Us

Parrulla kundër grekëve në stadium/ Komisioni i Disiplinës jep vendimin për Partizanin

Sport

Parrulla kundër grekëve në stadium/ Komisioni i Disiplinës jep vendimin për Partizanin

Publikuar

-

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbardhur vendimet për javën e fundit të Superiores që lamë pas.

Për parrulën antigreke të shpalosur nga ana e Partizanit, për të cilën pati edhe një reagim nga FSHF, komisioni ka marrë vendimin që klubi kryeqytetas të zhvillojë dy ndeshje pa tifozë.

Gjithashtu janë aplikuar gjoba edhe për klubet e Tiranës, Flamurtarit dhe Skënderbeut, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

1. KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve të forta brenda rrethimit të fushës se lojës dhe për paraqitje të parullave fyese dhe raciste, në bazë të nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektatorë në fushën përkatëse.

2. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve,në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve ,në bazë të Nenit 66/2 KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4. “Flamurtari FC”, për sjellje të gabuar të spektatorëve ,në bazë të Nenit 66/2 KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

5. Lojtari i Flamurtari FC, Idriz Batha, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me një ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. KF “Besa”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 3 (tre) ndeshje pa spektatorë.

7. KF “Kevitan”, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Vllaznia B”, në bazë të Nenit 55/1 të KDS dhe 89/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).KF “Kevitan”, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së këtij veprimi përjashtohet nga aktiviteti dhe zbret një kategori më poshtë, në bazë të Nenit 89/2/e të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike.

8. Zyrtari i KF “Klosi”, Besnik Muharremi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i SHS “Përmeti”, Emiljano Mihali, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i KF “Delvina”, Adrian Xhibro, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Zyrtari i KF “Shkumbini”, Astrit Isai, për protesta ndaj vendimeve zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. KF “Gramozi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve,në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4(katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

13. Lojtari i KF “Term”, Marjo Kruja, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar,në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF “Teuta” U-19, Dejvi Kapllani, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i KF “Bylis” U-19, Emanuel Nurcaj, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. Lojtari i KF “Lushnja” U-19, Kledi Allkanjari, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17. KF “Vlora” U-19, për aktivizimin të lojtarit Hitmen Troqe, që nuk kishte të drejtë për të luajtur në ndeshjen kundër KF “Republika” U-19, në bazë të Nenit 54/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero). /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: