Connect with Us

Ronaldo i lë gojëhapur të gjithë/ Ja çfarë kushti duhet të plotësojnë ata që duan të punojnë në shtëpinë e yllit portugez

Sport

Ronaldo i lë gojëhapur të gjithë/ Ja çfarë kushti duhet të plotësojnë ata që duan të punojnë në shtëpinë e yllit portugez

Publikuar

-

Gazeta gjermane “Der Spiegel” pas shumë artikujve në lidhje me kontratat e futbollistëve, sot ka ka zbuluar edhe një detaj sa interesant, aq edhe të çuditshëm, për të punësuarit për llogari të Cristiano Ronaldos.

Portugezi dëshiron të ketë një jetë shumë private, dhe të gjithë ata që merren në punë për të, në momentin që firmosin kontratën, kanë edhe një klauzolë të çuditshme, ku për 70 vite pas vdekjes së tij, apo familjarit të tij të fundit, nuk duhet të flasin apo të tregojnë asgjë në lidhje se çfarë kanë parë brenda shtëpisë.

E gjithë kjo për të mbajtur sa më larg shtypin dhe mediat, aq shumë të interesuara për jetën pas fushave të blerta të 5-herë fituesit të Topit të Artë.

Ronaldo është treguar gjithnjë shumë i matur dhe i kujdesshëm në këtë pjesë dhe informacionët që mund të publikohen me atë që ndodh brenda shtëpisë së tij janë të pakta për të mos thënë që nuk ka fare. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE