Connect with Us

Dikur ishte ylli i Manchester United/ Nuk do ta besoni se ku ka përfunduar sot

Sport

Dikur ishte ylli i Manchester United/ Nuk do ta besoni se ku ka përfunduar sot

Publikuar

-

Eric Djemba-Djemba ishte titullar te Manchester Unitedi në debutimin e Wayne Rooney në stadiumin “Old Trafford”. Ndërsa ka qenë shok i mirë edhe me Cristiano Ronaldon, me të cilin dilte pas stërvitjeve. Por sot Djemba-Djemba nuk po luan më përpara 78 mijë shikuesve sikurse në kohën kur ishte në “Old Trafford”.

Ai po bën karrierë në kategorinë e pestë të Zvicrës ku në ndeshjet e ekipit të tij nuk mblidhen më shumë se 88 tifozë. Kaq është rekordi.

Ikona e futbollit të Kameruniit, 37-vjeçari Djemba-Djemba, është pjesë e ekipit amator FC Vallorbe-Ballaigues që ndodhet rreth një orë e gjysëm larg Gjenevës me makinë. Pranë fushës së ekipit kalon një lumë, kurse një djalosh i angazhuar nga klubi në baza vullnetare qëndron aty afër për ta nxjerrë topin sa herë që bie në të.

Djemba-Djemba ka edhe 34 ndeshje me Kamerunin dhe në këtë vend ka pasur nofkën “Cantona”. Ai te Manchesteri ishte transferuar në verën e vitit 2003 nga Nantesi për pesë milionë euro. Djemba-Djemba te ekipi anglez shihej si pasardhës ideal i Roy Keane, por dështoi komplet dhe sot shumë nga tifozët e United nuk e mbajne mend atë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE