Connect with Us

Alban Hoxha nuk është i vetmi/ Këta janë portierët pijedashës që janë arrestuar nga policia

Sport

Alban Hoxha nuk është i vetmi/ Këta janë portierët pijedashës që janë arrestuar nga policia

Publikuar

-

Futbollistët shquhen për jetën e natës, ndaj shpesh ata janë objekt i njoftimeve të policisë. 2018-ta mund të quhet viti i portierëve pijedashës, pasi para Alban Hoxhës e pësoi edhe kapiteni i kampionëve të botës.

Portieri i Tottenhamit dhe i Francës, Hugo Lloris, u arrestua më 24 gusht të këtij viti nga policia londineze, pasi është kapur duke i dhënë makinës i dehur. 31-vjeçari u ndalua në një kontroll rutinë në orët e para të së premtes, raportohet të ketë qenë ora 02:30 e mëngjesit, dhe u vu re se ishte i dehur në timon.

Pas matjeve doli që niveli i alkoolit te Lloris ishte 0.8 miligramë për litër, pak më shumë se dyfishi i normës së lejuar në Angli. Ai u dërgua në komisariat dhe pasi kaloi 7 orë në një qeli, u lirua me kusht. Më 12 shtator, Lloris dol i para Gjykatës së Westminster, ku edhe mori ndëshkimin përkatës.

Për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, Hugo Lloris u dënua me 20 muaj heqje të lejes së drejtimit plus 56,000 € gjobë. Kjo ngjarje ndodhi para ndeshjes që Tottenhami do të luante ndaj Man United. Klubi londinez ia ndaloi për pak kohë mbajtjen e shiritit, por portieri është kthyer sërish si kapiten i “Gjelave”. Lloris kërkoi falje lojtarëve, trajnerit dhe tifozëve për gabimin që bëri në jetën e tij private.

Një ndër portierët më të njohur që ka pasur shumë probleme të tilla me ngjarjen e makinës në gjendje të dehur ka qenë edhe Matia Perin, sot pjesë e Juventusit. Por, në të kaluarën e tij te Genoa, “gardiani” italian është bërë lajm kronike në dy raste: e fundit dhe më e freskëta në shkurt të vitit 2014, por edhe më parë në nëntor 2014. Herën e fundit, për të u vendos heqja e patentës për 3 muaj, plus një gjobë e majme, por që shifra nuk u bë e ditur. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

FOTO/ Kukësi nuk ndalon punimet për stadiumin e ri, shikoni si duket aktualisht

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht masave të ashpra kufizuese për të mbrojtur qytetarët prej koronavirusit, punimet për stadiumin e ri të Kukësit vazhdojnë, por me ritme të ngadalta. Në një njoftim të klubit verilindor bëhet me dije se ritmi i punimeve për stadiumin e ri të nënkampionëve të Shqipërisë po vazhdojnë me staf dhe orar të kufizuar. Situata e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kaos për pagat e Vllaznisë, Kryetarja e Këshillit akuzon për manipulim

Publikuar

-

Nga

Klubi i Vllaznisë është një nga të shumtët që nuk janë privatizuar dhe vazhdojnë të vuajnë keqmenaxhimin e bashkive. Prej muajsh lojtarët dhe punëtorët e klubit nuk po paguhen dhe është krijuar një situatë shumë e vështirë, në një periudhë kur paratë janë një nevojë urgjente në situatën që është shkaktuar nga përhapja e koronavirusit. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Na shoqëroi policia, ëndrra imë të luaj për…”, rrëfehet Tuci: Na thonë “banda e shqiptarëve”

Publikuar

-

Nga

Një nga të ftuarit e shumtë në emsionin “FanZone” ishte sulmuesi i Shqipërisë U-21, Indrit Tuci, i cili është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci, ku luajnë gjithashtu Uzuni, Mersinaj, Çokaj dhe Lirim Kastrati. “Për momentin, ndodhem te shtëpia ime, në Laç. Sapo kam ardhur nga Zagrebi, ku sapo ka rënë edhe tërmeti. Kontaktova […]

LEXO TE PLOTE