Connect with Us

E zbulojnë mediat gjermane/ Ja çfarë ndodhi mes trajnerit kroat dhe yjeve të Bayernit në ndeshjen e fundit

Sport

E zbulojnë mediat gjermane/ Ja çfarë ndodhi mes trajnerit kroat dhe yjeve të Bayernit në ndeshjen e fundit

Publikuar

-

Pas barazimit brenda në shtëpi të kampionëve në fuqi ndaj Dusseldorf, thashethemet për shkarkimin e trajnerit Niko Kovac u rishfaqën.

Sipas raportit të fundit të Bild, vetë trajneri ka folur vetë përpara ekipit për një shkarkim të mundshëm.

47-vjeçari thuhet të ketë qenë shumë i rreptë me lojtarët pas ndeshjes. Ai thuhet t’i ketë thënë vetë lojtarëve se po i vinte fundit, por përpara se të vinte ajo ditë ai donte të bënte diçka të mirë te Bayern.

Ai thuhet të ketë fajësuar lojtarët për ecurinë e dobët të ekipit pasi në fund të fundit janë ata që zbresin në fushë dhe jo trajneri.

Kjo deklaratë ka irrituar akoma më tepër yjet bavarezë. Një tjetër aspekt që nuk i pëlqen Kovac është mënyra se si sillen lojtarët, që bëjnë sikur i dinë të gjitha më mirës e trajneri.

Pra një situatë e pakëndshme te Bayern. Trajneri pritet të jetë në stol për ndeshjen e radhës ndaj Benfica-s në Champions League, më pas nuk i dihet, por shumë do të varet nga rezultati i ndeshjes. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Premier Liga

Mourinho feston në fund, Man. United zhgënjen sërish

Publikuar

-

Janë mbyllur dy sfidat e orës 15:00 në Premier League, sfida ku golat dhe polemikat nuk munguan. Në “Old Trafford”, Manchester United priti ekipin e Everton, që është aktualisht pa trajner. Blutë nga Liverpool arritën të kalonin të parët në avantazh, me anë të një autogoli nga Lindelof. Dukej se Manchester United do ta humbiste […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Juventusi bën detyrën, Milani ngec në shtëpi

Publikuar

-

Juventus ka mundur 3-1 Udinesen dhe ka rimarrë përkohësisht kreun e Serisë A, në pritje të ndeshjes që do të luhet në mbrëmje mes Fiorentinës dhe Interit. Protagonisti i sfidës së luajtur në Allianz Stadium ka qenë Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar dy gola në minutën e 9-të dhe të 37-të, duke u bërë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Buffon i vë të gjithë në rresht, nuk ta besoni sa ndeshje ka luajtur deri më sot

Publikuar

-

Çmenduri! Gigi Buffon po luan ndeshjen e tij te 700 në kampionat në sfidën që Juventusi po zhvillon ndaj Udineses. Legjenda e Italisë ka luajtur me 3 ekipe në karrierën e tij. Ai numëron 515 ndeshje me Juventusin, 168 me Parmën dhe 17 me PSG. Buffon po thyen çdo rekord në Serie A, por dhe […]

LEXO TE PLOTE