Connect with Us

Guardiola injoron rivalin historik/ Titullin mund ta fitojë kushdo, por vetëm ata jo

Sport

Guardiola injoron rivalin historik/ Titullin mund ta fitojë kushdo, por vetëm ata jo

Publikuar

-

Pep Guardiola është i qetë pas humbjes me Cheslean dhe rrjedhimisht edhe të kreut. Për trajnerin e Mancester Cityt, lufta për titullin është e hapur për të gjitha skuadrat, me përjashtim të rivalëve të Manchester United, të cilët ai i lë jashtë ekipeve pretendente.

Blutë e Londrës i dhanë fund pathyeshmërisë së kampionëve të Anglisë me fitoren 2-0 në “Stamford Bridge”, disfatë nga e cila përfitoi Liverpooli pas fitores 4-0 ndaj Bournemouth duke u ngjitur në vend të parë.

Skuadra e Sarrit u bë ekipi i parë që i mundi “qytetarët” në kampionat që prej Manchester United në prill, duke u thyer rekordin të 22 ndeshjeve pa humbje. I pyetur pas ndeshjes për garën për titull, Guardiola tha: “Ne jemi në dhjetor. Nëse më pyesni nëse Liverpooli mund ta fitojë Premier League, unë do përgjigjem ‘po’.

Nëse më pyesni në këtë moment nëse Tottenhami, Chelsea apo Arsenali mund ta fitojnë titullin, unë do të përgjigjem ‘po’. Të gjithë mund ta fitojnë Premier League”. Është folur shumë se këtë sezon City mund ta mbyllte sezonin pa humbje, duke përsëritur rekordin e Arsenalit, skuadrës së vetme që e ka mbyllur sezonin pa humbje.

“Të gjithë më pyesin për këtë. Sezonin e shkuar ne humbëm në të njëjtën periudhë. Unë iu thashë se kishte për të ndodhur. Përpara ndeshjes me Chelsean e përsërita që do të ndodhë. Ne nuk jemi këtu për të qenë të pamposhtur, por për t’u përpjekur të shpallemi kampionë dhe fitojmë një pikë më shumë se kundërshtarët”. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: