Sport
Sa i pafat sulmuesi i Kombëtares/ Shtylla i mohon një super gol, por sërish topi përfundoi në rrjetë

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, vazhdon të shkëlqejë në Kroaci. Sërish ka qënë sot një nga më të mirët në fushë për ekipin e tij, Lokomotiva e Zagrebit.
Në ndeshje e sotme kundër Goricës në shtëpi, sulmuesi kuqezi ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe vetëm shtylla i ka mohuar golin.
Në minutën e 32-të, Uzuni godet bukur nga distanca, por gjuajtja e tij përplaset në shtyllë.
I pafat sulmuesi kuqezi, por jo skuadra e Lokomotivës, që falë atij topi të kthyer arriti të gjejë golin e parë.
Ndeshja u mbyll me rezultatin final 2-2, me Uzunin që luajti përgjatë gjithë 90 minutave.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania