Sport
“Kush s’kërcen është morr i kuq”/ Moderatorja e njohur provokon keq futbollistin e Partizanit

Futbollisti i Partizanit, Lorenc Trashi, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Wake Up” në “Top Channel”. Gramshioti nuk i ka shpëtuar “ngacmimit” të moderatores Oriela Nebiaj, teksa kjo e fundit e “provokon” futbollistin më të mirë të vitit 2018, duke kënduar një prej koreve të tifozerisë rivale: “Kush s’kërcen është morr i kuq”.
Ky moment ka kaluar me humor, teksa kundërpërgjigja e Trashit nuk mungoi: “Kush s’kërcen është mi bashkie”, iu përgjigj futbollisti i Partizanit.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania